"Dua te behem si Nene Tereza"
Evis Qaja, e cila pak muaj me pare u nderua me cmimin "Mendjet e Medha te Shekullit te XXI", akorduar nga Instituti Biografik Amerikan, eshte drejtoreshe e Sherbimeve te Brendshme ne Inspektoratin Shteteror te Punes, por pakkush e di qe ajo eshte nje aktiviste e flakte ne fushen e te drejtave te njeriut, si dhe nje femer tanime e shquar e penes. Diten e djeshme, ne ambientet e Ministrise se Punes, Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta, Qaja prezantoi romanin e saj me te ri, "Neo albanicus", nje persiatje psikologjike per femren shqiptare, por jo vetem. Evisi ka perfunduar studimet pasuniversitare ne Selanik te Greqise, ku ra ne sy per angazhimin e saj ne fushen e te drejtave te njeriut. Per me teper, shteti helen eshte prezantuar me Evis Qajen ne nje konkurs per gazetarine, ku ajo fitoi cmimin e pare. Po keshtu, eshte nderuar me shume cmime, mes te cileve permendim "Vleresim ne letrat greke" nga Lidhja e Shtepive Botuese ne Greqine e Veriut. Ne Festivalin e Poezise Evropiane ka merituar nje titull mirenjohjeje, si dhe vleresim ne letersine ballkanike. Evis Qaja ka qene dhe ende eshte kryetare e Lidhjes se Grave Emigrante ne Greqi. Me cmimin nga Instituti Biografik Amerikan, Evis Qaja eshte renditur perkrah mendjeve me te ndritura te njerezimit, si Albert Einstein, Mark Teain, Martin Luther King, Ghandi, Nene Tereza, Margaret Thatcer, John Kennedy etj. Ne nje interviste per "KJ" ajo shprehet se ka model Nene Terezen, model te cilin do te perpiqet gjate gjithe jetes per t'i ngjare sadopak.
Evis, mund te na thoni dicka shkurt per librin tuaj me te fundit, "Neo Albanicus"
Libri eshte nje persiatje per gruan, jo vetem ate shqiptare, madje shpeshhere me situatat dhe ngjarjet, mund te identifikohet me personazhet kushdo prej nesh, edhe meshkujt. Ne roman nderthuren tre kohe te ndryshme; ajo e shekullit te shkuar, e mbisunduar nga rritja e levizjeve totalitare, qe meriton te cilesohet si politika e marrezise se organizuar; e tashmja dhe koha vizionare. Ne fakt, une nuk flas me emra te pervecem, por shumekush qe lexon me vemendje gjen pjese te vetvetes. Nuk me interesojne te pervecmit, te nominuarit, te strehuarit nen kupola titujsh, ofiqesh, gradash. Me intereson ne radhe te pare njeriu, individi njerezor brenda tyre, thelbi dhe jo materia, padukshmeria sesa e dukshmja, e paverteta sesa e verteta, e thene me thjesht jo nje kostum i shtrenjte "firme" , por vetedija intelektuale dhe vlerat qe percon. Kuptimi dhe dimensionet njerezore te ketij personazhi jane gjithcka. Sfida qe i kam bere vetes me kete personazh eshte se portretizoj tek kjo femer shume aspekte te rendesishme. Produktin intelektual dhe gjenetik te te tjereve dhe nga ana tjeter individualitetin, me te cilin synoj te end biografine e nje femre brenda mjedisit gjithenjerezor. Neo albanicus, cilido qofte ai apo ajo, nuk dallohet as nga kontinenti ku ndodhet, as nga stadi institucional qe i ka dhene atij disa te drejta dhe detyrime. Njeriu im, eshte frymori i zhveshur nga grada, ofiqi, prosperiteti, reputacioni, lidhjet. Personazhi im ka te beje me komercializimin e mendjes, mediatizimin e vizionit dhe trurit dhe ne pergjithesi, roberimin e tij ndaj kultures se siperfaqshme.
Ju keni marre nje cmim te rendesishem pak muaj me pare, ne SHBA. Si e pritet?
"Mendjet e medha te shekullit XXI"eshte akorduar ne fillim te muajit dhjetor te vitit te kaluar dhe ka lidhje me pozicionin dhe rolin tim aktiv shoqeror, kulturor dhe letrar. Kjo ishte si te themi nje mirenjohje dhe nje shperblim i gjithe punes dhe aktiviteteve te mia, jo vetem ne Shqiperi po edhe jashte saj.
Per kete titull eshte marre parasysh ndonje pune e juaja ne vecanti, apo i gjithe kontributi qe keni dhene ne keta vite ne fushen social-kulturore?
Eshte marre parasysh pozicioni im ne teresi dhe roli im aktiv ne Shqiperi, e pare me teper jashte kufijve te vendit, sepse intensiteti i perfshirjes sime politike dhe sociale ka qene me i madh jashte Shqiperise. Edhe Bashkimi Evropian, ne lidhje me kete rol me ka atribuuar cmimin Ambasadore e Vlerave. Ndoshta keto kane qene arsyet qe kane motivuar Institutin Biografik Amerikan per te me atribuuar kete cmim.
Mesa dime, pas Nene Terezes, ju jeni shqiptarja e dyte qe nderoheni me nje cmim te tille. Si ndjeheni per kete privilegj?
Po, eshte e vertete. Une jam personi i pare shqiptar pas Nene Terezes qe terheq nje cmim te tille. Ndjehem e shperblyer, por edhe vihem ne nje pozicion qe ka shume pergjegjesi. Sepse te marresh nje cmim, nuk do te thote vetem marrje, por edhe diktim i menyres sesi duhet te ecesh dhe te pozicionosh veten po aq aktivisht edhe ne Shqiperi. Ne fakt, kjo eshte sfida qe i kam vene vetes, qe kur mora pergjegjesine qe te vija ketu. Sepse mendoj qe kontributi im mund te jete i vlefshem edhe per vendin tim.
Kjo do te thote qe po mendoni te jeni pjese e politikes shqiptare?
Une nuk e perjashtoj, por nuk jam ne keto momente. Sikurse u shpreha edhe ne fjalen time, shpreh bindjen qe kultura eshte pjese e gjithckaje, jo vetem e politikes, por e te gjitha sferave, sepse pa kulture nuk kemi identitet. Identiteti eshte kultura.
Mund te na tregoni dicka ne lidhje me aktivitetin tuaj ne Greqi, ku edhe keni kaluar shume vite?
Kam jetuar atje per gati 10 vjet, kam mbrojtur studimet pasuniversitare dhe Doktoraturen, kam bere gjithashtu atje shkollen per Politike, domethene i gjithe aktiviteti im pasuniversitar eshte zhvilluar atje. Ne Shqiperi kam gati 2 vjet qe jam kthyer.
Ishte e veshtire qe te njihej sikurse e meritonit dhe te vleresoheshit realisht per kontributin tuaj ne shtetin helen?
Kontributi im eshte vleresuar, por u nevojit pak kohe qe te njihej dhe te perceptohej nga shtresat e ndryshme. Duhet te kuptoni qe eshte e veshtire qe nje e huaj te shihet me syrin e nje intelektualeje, me syrin e atyre qe kane deshire qe dicka te ndryshoje. Ndryshimi nuk eshte vetem fasade, si psh., te dalesh ne rruge dhe te protestosh, por realizohet edhe permes programeve dhe angazhimeve konkrete sociale. Ne kete kontekst, dua te them se ndryshimi qe une solla nuk ishte permes fjales, por ishte nje ndryshim konkret dhe njohja e tij ishte vleresimi qe beri shteti helen per personin tim.
Mund te themi keshtu qe ju jeni padyshim nje nga personat qe kane investuar qe te thyen shume tabu qe rendojne ndaj shqiptareve?
Besoj se jam nje prej personave qe kane thyer tabute, bashke me shume te tjere.
Jeni duke punuar aktualisht per dicka tjeter, te denje per ndonje cmim? Pra, a keni ndonje gje ne dore?
Synimi im nuk eshte cmimi, synimi im eshte qe t'i jap vetes pasionin per te jetuar, ate pasion qe te ben ta shohesh cdo dite si te ndryshme; per t'u ngritur ne mengjes e per te mos thene se kjo dite do te jete e njejte me ate qe kaloi. Pikerisht kjo eshte ajo qe me beri te kthehem ne Shqiperi, sepse mendoj se cdo dite ketu mund te jap dhe cdo dite ketu une si Evis mund te fitoj gjithashtu.
Ju personalisht keni ndonje model boteror te nje femre qe ka sjelle ndryshime?
Puna ime e suksesshme, personaliteti, misherimi im, eshte Nene Tereza. Eshte pikerisht ajo fillimi dhe fundi i personalitetit tim. Kur une flas per te me dritherohet mishi, sepse eshte nje person qe gjithe madheshtine e saj e kishte te thjeshtesia. Nuk e di sa mund t'i ngjaj deri ne fund te jetes sime, por rruga ime eshte perpjekje.