Euro, bie interesi per depozitat dhe rritet per kredite
Gjate muajve te pare te pare te ketij viti, bankat ne vendin tone i rriten interesat e kredise per euron, por nga ana tjeter i ulen interesat e depozitave ne euro. Sipas nje analize te Bankes qendrore per ecurine e interesave, per depozitat me afat ne euro gjate muajve te pare te 2009 ka renie te ndjeshme, si pasoje e uljes se normes baze te interesit nga Banka Qendrore Evropiane dy here, ne muajin dhjetor te 2008 me -0.75% dhe ne janar 2009 me -0.50%. Ulja me 1.25 pike perqindjeje nuk eshte pasqyruar me te njejtin marzh ne interesat e depozitave ne euro ne vendin tone. Nderkohe qe normat e interesit per kreditimin ne euro nuk jane ndikuar nga ulja e euriborit, i cili pesoi renie te menjehershme pas uljes se normes baze nga BQE, perkundrazi ato jane rritur ne vendin tone. Normat e interesit te kredive ne euro jane rritur lehtesisht duke shfaqur prirjen shtrenguese te sistemit bankar per kreditim ne valute. Ne muajin janar norma mesatare e ponderuar e interesit rezultoi 7.68 per qind, 0.36 pike perqindjeje mbi nivelin e saj ne muajin dhjetor 7.32 per qind. Ne muajin shkurt kjo norme rezultoi 7.71 per qind nderkohe qe norma e euriborit ne tregjet nderkombetare eshte ulur serish duke shenuar mesatarisht 2.14 per qind kete muaj. Bankat presin ne pergjithesi norma me te larta te interesit per kredite qe do te akordohen ne tremujorin e ardhshem Sipas nje anketimi qe ka bere Banka e Shqiperise ne bankat tregtare priten norma me te larta interesi per kredine ne valute. Pritjet e bankave per aktivitetin kreditues ne tremujorin e dyte te vitit 2009 ndryshojne sipas monedhes me te cilen miratohet kredia. Bazuar ne opinione nga ekspertet e bankave, ne kete tremujor kredia ne leke do te rritet ndersa kredia ne monedhe te huaj do te ulet. Krahas pritjeve per zhvillimet ne kreditim, bankat kane vleresuar sipas rendesise faktoret qe nxisin bizneset dhe konsumatoret per te kerkuar kredi ne valute. Per sa i perket bizneseve, eksperte te bankave gjykojne se burimi i te ardhurave ne valute dhe diferenca ne normat e interesit mbeten faktore te rendesishem qe shpjegojne pse bizneset kerkojne kredi ne valute. Megjithate ndikimi i ketyre faktoreve ne kerkesen ne tremujorin e pare te 5 vitit eshte ulur. Ne ndryshim nga vrojtimet e kaluara, gjate vrojtimit te radhes eshte rritur pesha e faktorit qe lidhet me pritjet per kursin e kembimit. Ndersa kerkesa e individeve, sipas opinionit te eksperteve te bankave, eshte nxitur nga diferenca ne normat e interesit dhe nga cmimet e mallrave te blere, te shprehura ne valute.
1.25 Per qind jane ulur mesatarisht normat e depozitave per monedhen evropiane nga bankat tregtare ne vendin tone. Shkak themelor eshte ulja e cmimit te euros nga Banka Qendrore Evropiane dy here ne keto 6 muajt e fundit
0.5 Per qind u shtrenjtuan interesat e kredive ne euro ne muajt e pare te vitit ne krahasim me dhjetorin e 2008. Bankat nuk respektuan uljen e cmimit te euros per kredite, perkundrazi reaguan me rritje te normes se interesit
1.25 Per qind jane ulur mesatarisht normat e depozitave per monedhen evropiane nga bankat tregtare ne vendin tone. Shkak themelor eshte ulja e cmimit te euros nga Banka Qendrore Evropiane dy here ne keto 6 muajt e fundit
0.5 Per qind u shtrenjtuan interesat e kredive ne euro ne muajt e pare te vitit ne krahasim me dhjetorin e 2008. Bankat nuk respektuan uljen e cmimit te euros per kredite, perkundrazi reaguan me rritje te normes se interesit