E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dua të jem seksi!

Britani, vajzat e reja thonë se shëndeti i tyre mendor po vuan nga presioni për tu rritur shpejt

Presioni për të qenë seksi, bën që vajzat nën moshën 14-vjeçare të dëmtojnë vetveten. Presioni për t’u rritur sa më shpejt u shkakton atyre depresion dhe ankth. Janë këto konkluzionet e një studimi të publikuar dje nga organizata “Girlguiding UK”, sipas të cilit, vajzat nën moshën 14-vjeçare besojnë se ndikimi i revistave, uebsajteve dhe miqve që u thonë të duken dhe të sillen seksi i bën ato të palumtura, duke i çuar disa prej tyre drejt çrregullimit mendor dhe fizik. Dy në pesë vajza thanë se ndjehen keq për veten, pasi shohin fotografitë e modeleve dhe yjeve të popit, si p.sh. Kate Moss dhe Cheryl Cole. Pjesa më e madhe e tyre thanë se ndjehen “të detyruara” të reduktojnë peshën, të veshin rrova që të duken më të mëdha në moshë, të bëjnë tualet dhe madje të marrin në konsideratë kirurgjinë plastike. Të tjerat thanë se ndjejnë presionin për të pasur para, në mënyrë që të blejnë veshjet e modës së fundit apo pajisje, si telefona celularë dhe iPod, për t’u dukur më të rritura. “Vajzat dhe gratë e reja po detyrohen të rriten me një hap jo të natyrshëm në një shoqëri që ne si të rritur kemi krijuar dhe po i dëmton mirëqenien e tyre emocionale”, - tha dr. Andrew McCulloch, kreu ekzekutiv i Fondacionit të Shëndetit Mendor, i cili bashkëpunoi në këtë studim. Raporti i studimit i titulluar “Një brez nën stres” bazohet në vëzhgimin online të 350 vajzave në moshën 15 vjeçe, bashkë me intervistat e detajuara të kryera tek adoleshentët përreth Britanisë së Madhe. Studimi zbuloi se presioni për t’u rritur përpara kohe që vajzat ndjejnë, shkakton efektet më negative në shëndetin e tyre mendor. Vajzat e intervistuara fajësojnë për këtë presionin nga bashkëmoshatarët e tyre, ngacmimet seksuale të djemve, si dhe idealet jo të shëndetshme të kulturës “Masa zero”, të portretizuar nëpër media. Më shumë se çereku i tyre thanë se komercializmi i bën ato të ndjehen keq për veten e tyre, dhe një në pesë vajza tha se shoqëria materialiste e Britanisë së Madhe i bën të ndihen të inatosura. “Kur isha 11 vjeçe lexova për herë të parë një revistë për adoleshentët, dhe aty “më hipi” duhet të jem kështu, si vajzat në revistë”, - shprehej njëra prej vajzave të intervistuara. Dy në pesë vajza rrëfyen se kanë një shoqe, e cila i ka bërë keq vetes ose ka vuajtur nga ataku i panikut, ndërsa një në tre tha se kishte një shoqe e cila ushqehej në mënyrë të çrregullt. Shumë prej vajzave thanë se vetëdëmtimi është kaq i zakonshëm, veçanërisht tek ata që duan të jenë “protagonistë të skenës muzikore”, një tjetër element i konsideruar si pjesë e të qenit adoleshent. Disa prej adoleshenteve të intervistuara thanë se nuk kanë asgjë më të mirë për të bërë, ndaj dëmtojnë veten, ose përfshihen në sjellje antisociale, shpesh duke u shndërruar n

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›