Duam ndryshim pushteti - Rinisin protestat e heshtura ne Minsk

Tek rreth 200 njerezit qe u grumbulluan te merkuren ne mbremje 20.07 ne sheshin e tetorit ne kryeqytetin bjellorus Minsk kishte tension. Permes internetit ata u moren vesh qe te demonstrojnne me brohoritje cinike kunder presidentit Lukashenko. Qysh prej qershorit ne keto potesta jane arrestuar gati 1800 njerez. Shume demonstrues u denuan ne procese te shkurtra me denime disa diteshe.
Frike nga pushteti i Lukashenkos
Prezenca e policise nuk eshte vene re. Por ne te gjitha qoshet e sheshit qendronin forca speciale te sherbimit sekret te veshur si civil. Me fytyra te zymta te bashkuar ne grupe te vogla. Pas sheshit qendronin te parkuar autobuzet me te cilet mund te shoqeroheshin demonstruesit. Pra nuk ishte cudi qe vetem pak pjesemarres ne miting ishin te gatshem te jepnin intervista publikisht.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Protesta e se merkures u thirr permes internetitNje demonstrues thote me guxim Ne kerkojme nje ndryshim te pushtetit kjo eshte e qarte. Dhe ne duam zgjedhje te lira. Cdo aksion protestues ne deshirojme ta bejme duke arritur me te miren e cila eshte e bazuar ne vlerat demokratike. Ne nuk thyejme asnje dritare ne nuk i veme zjarrin makinave dhe nuk godasim askend. Perse nuk duhet te zhvillohen protestat tona
Nje udheheqes i nje skuadre speciale te sigurimit qe ndiqte skenen hyri me force me nje megafon ne mes dhe e nderpreu biseden.Qytetare te nderuar. Une ju bej thirrje qe te mos jepni intervista. Ky shesh nuk eshte menduar qe ju te jepni intervista. Ju lutem qe te kontaktoni ne qendren e shtypit ne qofte se keni nevoje per ndonje koment foli ne megafon mbajtesi i rregullit.
Policia gati per nderhyrje
Para kesaj ngjarjeje policet iu drejtuan sheshit te demonstruesve. Nje grua e vjeter e pyetur nese frikesohet nga veprimet e dhunshme pergjigjet Jo te gjithe kane frike. Per cfare duhet te kemi frike perse duhet te kemi frike para qeverise sone Ne nuk kemi frike para saj. Ne nuk kemi bere asgje. Ne e kemi zgjedhur qeverine dhe presidentin tone. Por presidenti nuk deshiron te na degjoje neve. Ne duam te jetojme si qytetare te lire dhe ne nje vend te lire. Njesite speciale OMON na rrahen neve se bashku por per cfare Ne nuk beme asgje te keqe.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Nje grup i quajtur Revolucion permes internetit thirri protesten
Numri i te pakenaqurve rritet
Kete here shefi i policise e nderpreu personalisht intervisten. A i pate te gjitha Une i kam paralajmeruar ata. Ata nuk duhet te grumbulloheshin ketu. Kjo eshte nje proteste e paautorizuar. Une ju paralajmeroj edhe nje here Shtypi tani 100 metra ne te djathte
Nisen duartrokitjet e para. Disa pjesemarres te dale ne anen e rruges nisen te perplasnin duart. Ne menyre te rrufeshme afrohen forcat e sigurimit. Shume demonstrues u arrestuan dhe nje pjese e tyre u rrahen. Si shenje solidariteti me pjesemarresit shoferet e automjeteve filluan me renien e borive.
Shume vezhgues mendojne se numri i te guximshmeve qe ne te ardhmen do ta kene kurajon per te dale ne keto lloj protestash vazhdimisht do te zvogelohet. Por pakenaqesia e shume bjelloruseve rritet.
Autor Stephan Laack/Mimoza Cika-Kelmendi
Redaktoi Lindita Arapi