E Shtunë, 31 Tetor 2026

Me vetëflijim kundër Kinës

Gjatë muajve të fundit disa murgj tibetianë dhe një murgeshë i kanë vënë zjarrin vetes, në shenjë proteste ndaj pushtetit të Kinës në Tibet. Përpjekjet për vetëvrasje kanë marrë një përgjigje të ashpër nga zyrtarët në Pekin, të cilët kanë deklaruar se këto protesta janë të lidhura me akte terrorizmi dhe janë të mbështetura nga udhëheqësi shpirtëror i Tibetit, Dalai Lama.

Këto incidente pikëlluese shënojnë një përshkallëzim të taktikave, që kundërshtojnë pushtetin e Pekinit.

Që nga muaji maj, 9 tibetianë janë përpjekur të vetëvriten duke i vënë zjarrin vetes. Rasti i fundit ishte një grua, një murgeshë budiste.

Më herët, 5 murgj kanë vdekur nga plagët. Të gjithë ata që tentuan të kryejnë vetëvrasje politike ishin nën 24 vjeç.

Ashtu si edhe rastet e tjera të përpjekjeve për vetëvrasje, murgesha budiste e quajtur Tenzin Ëangmo, hodhi paraprakisht parulla ku bëhej thirrje për dhënien fund të diktatit të Kinës, parulla për liri besimi dhe për lejimin e kthimit në Tibet të udhëheqësit shpirtëror në mërgim, Dalai Lamës.

Shumica e vetëvrasjeve janë kryer në qytetin e vogël Aba, në provincën Shiuan, e cila është fqinj me Tibetin dhe që ka një komunitet të madh tibetian.

Qeveria kineze thotë se aktet, të cilat kanë ndezur protesta të tjera në rajon, bien ndesh me besimin dhe shkrimet e shenjta budiste.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›