I pambrojtur nga raketat - Izraeli pergatitet per kercenimet e reja

Nuk ndodh shpesh qe nje strateg ushtarak izraelit si Uzi Rubin te citoje kreun e organizates terroriste palestineze te Hizbollaheve. Por Rubin i jep te drejte Hassan Nasrallah-ut kur ai flet per nje lloj te ri te luftes ne rajon - dicka mes luftes se rregullt dhe asaj guerilase. Lidhur me ate se nese mund te kete perseri nje pershkallezim te situates ne rajon Rubin atehere deklaron se Izraeli duhet te kete frike mbi te gjitha nga Raketat. Pikerisht per shkak se nga ky kercenim nuk kemi deri tani asnje pergjigje te mire ne dore. Nga sulmet me avione luftarake dhe nga trupat e kembesorise ne jemi shume mire te pergatitur. Kunder raketave ne nuk te mbrojtur si duhet ... ende.
Rreziku i raketave eshte rritur
Ka gjasa qe raketat e Hizbollaheve te mbahen dhe te shkrepen nga zona teper te populluara. Ne fund te nentorit madje edhe kete jave raketat fluturuan nga Libani ne drejtim te Izraelit - per here te pare pas dy vjetesh qetesie relative. Raketa e pare pati si qellim demtime materiale te konsiderueshme nje depo gazi u shkaterrua por askush nuk u plagos. Heren e dyte predha iu largua kursit dhe ra ne territorin libanez.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Parada e Hiszbollahut ne Liban
Uzi Rubin nje ish ekpert i mbrojtjes se raketave ne Ministrine e Mbrojtjes se Izraelit foli per nje rrezik te madh ne rritje. Brenda vitit te kaluar arsenali i raketave te Hizbollaheve ne Liban eshte me shume se katerfishuar. Por shqetesues per strategun e mbrojtjes nuk jane vetem Hizbollahet qe Rubin i quan nje ushtri te autorizuar iraniane ne Liban.
Siria - rreziku i ri per rajonin
Por shqetesim ne rritje perben edhe Siria ne Lindje. Sepse protestat kunder regjimit te Assad-it nuk jane vetem nje rreze shprese por edhe nje rrezik.
Rubin Nje rrezik sepse arsenali i armeve te ushtrise siriane gjate nje rrezimi te Assad-it do te binte ne duart e Hizbollaheve dhe grupeve te tjera ekstremiste. Tashme armet nga rezervat libiane jane shfaqur ne Gaza ose ne Sinai. Shprese perben edhe fakti qe Siria mund te shkeputet nga sfera e ndikimit te Iranit. Prandaj iranianet po bejne gjithcka qe Assad ta mbaje pushtetin. Per Iranin Assad eshte kapital strategjik .
Prej shume kohesh Irani disponon raketa me te cilat mund te godase objektivat ne Izrael. Per kete duket se eshte koncentruar regjimi i Ahmadinexhadit. Sepse sipas Rubin-it forcat ajrore dhe ushtria ne Iran operojne me avione dhe tanke totalisht te vjeteruar megjithe te ardhurat e medha nga biznesi i naftes.Me keto te ardhura financiare mund te perdoren per blerjen e teknologjive te reja raketore nga Koreja e Veriut. Kjo te tremb.
Bildunterschrift Raketat iraniane mund te arrijne jo vetem Izraelin
Koha per forcimin e mbrojtjes se Izraelit
Rubin mendon se ka ardhur koha per nje ndryshim te sistemit te mbrojtjes se Izraelit Une mendoj se me nje sistem te tille qe ka Izraeli mund te mbrohen shume mire objektivat e vecuara ne vend por jo gjithe vendin.
Per kete arsye se pari ne te bejme gjithcka per te mbrojtur ushtrine tone. Kjo eshte e hidhur sepse ne fakt mbrojtja e popullsise ka prioritet. Por ne tani perballemi me kete kercenim. Dhe kercenimi nuk eshte me nje kercenim terrorist por nje kercenim ushtarak. Per kete arsye mbrojtja e trupave qendron ne vend te pare.
Eksperti per raketat Rubin beri te ditur se nuk eshte politikan por inxhinjer. Ai ka bere punen e tij. Tani i duhet politikaneve te gjejne parate per per blerjen e raketave mbrojtese.
Autor Christan Wagner/Mimoza Kelmendi
Redaktoi Lindita Arapi