E Shtunë, 31 Tetor 2026

Duam ujë

Share

Dhjetëra qytetarë të Kukësit kanë dalë para Bashkisë dhe Prefekturës për të protestuar për mungesën e ujit të pijshëm, i cili vjen në shtëpitë e tyre vetëm një orë në ditë. Kjo situatë ka tre vjet që shqetëson rreth 30 mijë banore të qytetit, por edhe të fshatrave përreth, të cilët u janë rikthyer radhëve të gjata në orët e mëngjesit për të mbushur ujë, raporton Vizion Plus.

Protesta është organizuar nga Partia Socialiste e rrethit të Kukësit. Deputeti socialist i zonës ka dënuar heshtjen e pushtetit lokal dhe atij qendror ndaj këtij problemi kaq të mprehtë për popullatën. E ndërsa shumica e banorëve vuajnë mungesën e ujit, një pakice prej tyre nëpërmjet lidhjeve të paligjshme, abuzon duke vaditur tokat bujqësore. Historia e këtij problemi nis dy vjet më parë, kur mes drejtorisë se Ujësjellës-Kanalizimeve dhe një firme ndërtimi u lidh kontrata për të ndërtuar Ujësjellësin e ri, me një vlerë prej 2.5 milion eurosh. Por sot, pas dy vitesh, askush nuk jep informacion pse punimet nuk kanë nisur, ndërsa nuk ka asnjë afat se kur duhet të përfundojnë. Rrjeti aktual është tërësisht i amortizuar, ndërsa drejtoria e ujësjellësit të qytetit nuk ka mundësi financiare të ndërhyjë në rrjet, pasi pagesat për ujin e pijshëm në këtë rreth janë në nivele të papërfillshme. Vetëm 5 % e popullatës paguajnë faturat.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›