E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS ne KQZ: Informacion per zgjedhesit pa pasaporta

Anetaret socialiste te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, u ankuan serish dje ne Ministrine e Brendshme, se nuk po i informon se sa jane zgjedhesit pa pasaporta ne vend. Artan Laze tha ne mbledhjen e djeshme te KQZ-se, se Ministria e Brendshme, duhet te reagoje menjehere dhe te depozitoje informacionin e kerkuar. Sipas tij, kjo ministri, duhet te sjelle sa me pare te sakta, listat e zgjedhesve qe figurojne pa pasaporta, por qe kane marre kartat e identitetit. Si nje mundesi kjo per te perllogaritur, zgjedhesit te cilet nuk kane pasaporta por edhe qe nuk kane aplikuar per kartat e identitetit. Prej kohesh, anetaret e majte ne kete komision, perfshire dhe nenkryetaren e KQZ-se, Deshira Subashi e kerkojne nje liste te tille ne Komision, si nje informacion i domosdoshem qe duhet te depozitohet ne funksion te mbarevajtjes se zgjedhjeve. Sipas tyre, Ministria nuk duhet te anashkaloje kerkesa te tilla qe behen nga institucioni me i larte zgjedhor dhe aspak t'i vonoje ato, ne nje kohe te tille paraelektorale.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›