Duan te largohen nga Shqiperia

Nje nga 6 mije shqiptaret qe pritet te largohen kete vjeshte per te ndjekur studimet jashte vendin eshte edhe Jona. Ajo eshte 18 vjec dhe pas tri muaj perfundon Maturen Shteterore. Ashtu si mijera maturante te tjere ka vendosur te ndjeke studimet ne Itali. Perse Sepse atje universitete jane me te mira dhe do te kem me shume mundesi studimi - pergjigjet ajo.
Te njejtin argument japin edhe maturante te tjere qe kane zgjedhur nje universitet te huaj per formimin e tyre. Pas mundesive te pakta te punesimit ne Shqiperi qendron edhe nje tjeter arsye ekonomia gjithmone ne renie e vendit tone dhe pamundesia per te bere nje jete normale. shte e habitshme se si keta 18 vjecar gjykojne me nje mendje te ftohte per te ardhmen e tyre. Per kete vit akademik jane me shume se pese mije studente qe do braktisin Shqiperine per te ndertuar te ardhmen e tyre ne nje vend tjeter.
Dhe asnje brain gain apo projekt tjeter i qeverise nuk do te jete ne gjendje qe ti riktheje te gjithe. Kjo sepse nje kamerier ne Itali paguhet me shume se nje doktor ne Shqiperi thote Juliani student ne vitin e fundit te stomatologjise ne universitetin e Genovas.
Eksperimenti
Me 2004 ku u eksperimentua per here te pare me formulen Karta e Bolonjes studenteve shqiptare ju premtua se me kete diplome do te ishin te favorizuar ne tregun evropian te punes. Sot pas gati shtate viteve pervoje dhe tre brezave te diplomuar ky premtim mbetet ende i paplotesuar. Studentet e Bolonjes shqiptare nuk po arrijne te cajne ne tregun e huaj e per fat te keq as ne vendin e tyre nuk po u vleresohet diploma.
Thuajse nje here ne vit MASH nxjerr udhezime e vendime per kualifikime te metejshme qe duhen kryer per te arritur standardet evropiane e se fundmi nw listw wshtw shtuar edhe diploma e gjuhes angleze ne programin e Masterit. E nderkohe qeveria vazhdon me te njejtin premtim te para shtate viteve . Diploma Bachelor ju hap dyert e botes. Ka nje pjese te mire te shqiptareve qe nuk e kane besuar asnjehere kete enderr dhe kane preferuar nje universitet te huaj ne vend te nje vendasi.
Ata prinder qe kane nje gjende ekonomike te mire i dergojne femijet e tyre ne universitete prestigjioze ne France Angli e madje edhe pertej oqeanit ne Amerike. Me qellimin e vetem qe femijet e tyre te marrin edukimin e duhur e per te pasur nje jete me te mire. E shpesh me shpresen se femijet e tyre do te arrijne te integrohen ne vendin ku studiojne.
Edukimi i huaj
Gjeografikisht kemi fatin te jemi prane nje prej vendeve me nje tradite te vjeter universitare me Italine. shte pikerisht ky vendi qe cdo vit merr rreth nje te pesten e maturanteve shqiptare. Universitete Italiane ashtu sikunder ato Britanike apo Franceze nuk kane nje kuote te caktuar per pranimet e studenteve shqiptare.
Kushdo mund te aplikoje e ne raste se ploteson kriteret mund te fitoje te drejten e studimit se bashku me perfitimet qe vijne prej saj. Gjate dekades se fundit eshte rritur se tepermi numri i studenteve shqiptare qe preferojne nje universitete te huaj dhe me shume akoma numri i atyre qe preferojne universitete italiane.
Kete fenomen e ka pohuar edhe vete kreu u diplomacise italiane Franko Fratini i cili gjate vizites se tij ne Shqiperi deklaroi se numri i studenteve shqiptare ne Itali ishte rreth 20 mije. Perse studentet shqiptare zgjedhin nw masw Italine per te studiuar Arsyeja kryesore mbetet mbeshtetja qe ky vend u jep studenteve te huaj.
Politikat qe universitete Italiane ndjekin kundrejt studenteve te huaj ketu perfshihen edhe shqiptaret jane shume lehtesues. Ketu perfshihen bursat te cilat mbulojne shpenzimet mujore dhe konviktet. Nje mbeshtetje qe ne Shqiperi nuk ekziston pasi ketu konvikti duhet paguar me te ardhurat personale tarifa e shkolles e te gjitha shpenzimet e tjera gjithashtu mbulohen po nga familja.
Eksodi
do vit ne tre konsullatat italiane ne Shqiperi Tirane Vlore e Shkoder aplikojne per te ndjekur studimet ne Itali rreth pese mije maturante. Nje numer ky jo i vogel kur ne shkollat tona cdo vit perfundojne maturen rreth 40 mije maturante. Gati 20 perqind e tyre i drejtohen universiteteve italiane nje pjese me e vogel rreth 4 per qind shperndahen ne universitete e tjera.
Ndersa pjesa tjeter garon per ne universitete shqiptare ku vetem gjysma e tyre arrijne te fitojne te drejten e studimit. Ndonese edhe universitet francez angleze gjermane suedeze e te gjithe vendeve te tjera kane programe te caktuara per studente e huaj perseri vendi me i preferuar mbetet Italia. Sipas maturanteve te pyetur nga Shekulli arsyeja kryesore eshte gjuha italiane.
Pothuajse te gjithe jane familjarizuar me kete gjuhe qe ne femijeri dhe e kane me te lehte per te kuptuar dhe shkruar ne kete gjuhe sesa ne te te tjera. Kesaj i shtohet edhe afersia qe Italia ka me vendin tone.
Jane me te paket ne numer ata qe preferojne te ndjekin studimet ne Britani. Keshtu sipas te dhenave te ambasades britanike ne tirane cdo vit aplikojne mesatarisht 150 kandidate shqiptare per programet e studimit dhe bursat qe ofron ky vend. Me i vogel eshte numri i aplikanteve ne Ambasaden Franceze rreth 100 kjo per shkak te nje marredhenie jo te mire qe kane shqiptaret me gjuhen franceze.
Ne shifra edhe me te vogla numerohen studentet qe zgjedhin vende te tjera si Hollande Gjermania Rumani e Suedi rreth 300 ne total.
Bursat pasuniversitare qe do largojne kete vit shqiptaret
Greqi 2 bursa studimi
Itali 111 bursa studimi
Japoni 2 bursa doktorature
Bullgari 2 bursa studimi
Rusi 25 bursa studimi
Turqi 14 bursa studimi
France Stazh Mjekesie numer i pacaktuar
Malajzi 2 bursa studimi
Hungari numri i papercaktuar
Egjipt 20 bursa studimi
Un Pavias Itali 3 bursa studimi
Shenimet e redaktorit
Ne dhjete vjet 20 mije shqiptare kane preferuar universitetet Italiane per edukimin e tyre
do vit prane konsullatave Italiane ne Shqiperi aplikojne mesatarisht 5 mije maturante
Maturantet zgjedhin universitete Italiane per shkak te mundesive me te mira ekonomike qe ofron vendi fqinj