E Shtunë, 31 Tetor 2026

Besimtarët e krishterë festojnë sot Pashkët

Besimtarët ortodoksë dhe katolikë kremtojnë sot Festën e Pashkës, Ditën e Ringjalljes së Krishtit. Ndërsa përgatitjet për kremtimin e kësaj feste nisin që në mes të javës, më e rëndësishmja është e Diela e Shenjtë e Pashkës. Festimet kanë nisur që pak përpara mesnatës së të shtunës me Shërbesën e Mesnatës.
 

Ky rit i besimtarëve ortodoksë dhe katolikë gjatë mesnatës të kujton proçesin e pagëzimit prej errësirës dhe vdekjes së kësaj bote në dritën dhe jetën e Mbretërisë së Perëndisë, që kryhej në kishën e vjetër. Ky është proçesi i kalimit të shenjtë prej vdekjes në jetë, prej tokës në qiell, prej kësaj jete në atë që do të vijë.
 

Mëngjesorja e Pashkës dhe Mesha Hyjnore kremtohen së bashku me orët e para të ditës së parë së javës me qëllim që t`i japë njerëzve përvojën e “krijimit të ri” të botës dhe t`i lejojë ata të hyjnë mistikërisht në Jeruzalemin e ri, i cili shkëlqen përjetësisht me dritën e Krishtit.
Këtë vit besimtarët ortodoksë dhe katolikë do ta kremtojnë këtë festë në të njëjtën ditë. Ata kanë marrë mesazhe nga Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e Tij Anastasi në Katedralen e Ungjillizimit në Tiranë dhe nga Shkëlqesia e Tij, Monsinjor Rrok Mirdita në Katedralen e Shën Palit në Tiranë.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›