E Diel, 1 Nëntor 2026

Cungu i vodhi 43 mije euro vajzes se Ramadan Sokolit

Me 16 janar te vitit te shkuar Fatmir Duma dhe bashkeshortja Mirlinda Linda Duma u
larguan nga Shqiperia ne drejtim te Italise drejt nje spitali italian per nje operacion qe duhej te kryente Linda nje nga dy vajzat e muzikologut te njohur Ramadan Sokolit.

Operacioni ka perfunduar me sukses dhe me pas cifti eshte kthyer serish ne Shqiperi me 19 janar te ketij viti. Prej kohesh familja nuk jetonte me ne rrugen Mine Peza por ne shtepine e babait te saj folkloristit te njohur Ramadan Sokoli ne rrugen Bardhok Biba. Fatmiri te nesermen me 20 janar menjehere pas mberritjes se tyre ne Tirane iu rikthye punes se tij.

Per shkak se njerez te ndryshem mund te vinin per vizite pas operacionit te Lindes ata vendosen te bejne ne menyre te pavetedijshme gabimin qe s duhet te benin lane deren hapur duke qene se Linda nuk levzite dot ndersa ne banesen e tyre nuk ndodhej skush tjeter vec gruas se sapo operuar.

Ndihen jo pak te deshperuar per parate e umbura qe sipas tyre duhej te ishin me teper se 40 mije euro ndersa policia ne versionin e saj zyrtar ka konfirmuar se shuma
e parave te vjedhura kapin shifren e 43 mije eurove. Policia nuk ka dashur shume kohe dhe menjehere eshte kuptuar mekanizmi i krimit. Te dy burre e grua qendrojne ne kolltuket e tyre ndersa pas shpines se Lindes qendron nje foto e te atit Ramadanit duhet te kete dale ne vitet e fundit te tij.

Ne sapo u kthyem nga Italia ku Linda u operua. Te nesermen une shkova ne pune ndersa Linda levizte shume pak per shkak te plages ende te hapur dhe qe ajo te mos
mundohej une e lashe deren te hapur dhe nuk e mbylla me celes- rrefen Fatmiri duke ngrysur vetullat. Me tej ai rrefen mori ne telefon ime shoqe dhe me tha se ckishte ndodhur.

Linda tregon Une e degjova se dikush hapi ishte te dera sepse u degjua doreza por mendova se ndoshta me bene veshet. Kur pas pak minutash dera u degjua serish dhe qeni i yne nisi te lehe nga brenda dhomes. U egersua aq shume sa nuk e zinte vendi. Menjehere thirra Miri Miri... sepse mendova se ishte im shoq. Nuk mu pergjigj njeri dhe menjehere me shkoi mendja se dikush kishte shkuar tek leket.

Menjehere shkova ne dhome pashe qe ne dysheme ishte nje qese dhe ne sirtarin e komodines ku nje dite me pare kishim futur leket. Ishin zhdukur te gjitha- thote Linda qe duket se e ka marre veten nga operacioni. Pyeta nje shites ketu perballe nese kishte pare njeri te largohej me shpejtesi por me tha se kishte qene duke pare televizorin ne dyqan.

U drejtova tek nje autoservis prane nesh por edhe ata nuk kishin pare njeri. Sipas
gruas qe punon si juriste ne TVSH ajo ishte kujtuar nga nje fqinje saj qe ti telefonte policise. Ata erdhen pas nje cerek ore. Iu tregova se dikush kishte hyre ne banese dhe kishte marre nga komodina e dhomes se gjumit te gjitha parate qe ne kishim ne shtepi. Ishin te nje kusheririt tone.

Markeliani 14 vjecar kampioni i vjedhjeve

Markelian Cungu eshte nje nga te miturit emri i te cilit ne komisariatet e Policise se Tiranes por edhe ne komisariate te tjera te vendit i sjell jo pak dhimbje koke drejtuesve apo specialisteve te policise qe hetojne krimin. Ne 14 vitet e jetes se tij ai ka shenuar emrin e tij ne nje pjese te mire te vjedhjeve te kryera ne Tirane nga vitet 2007 deri ne muajt e para te vitit 2011.

Me 14 mars te ketij viti mbushi moshen per pergjegjesi penale dhe qe nga ajo kohe
hetuesit thuajse nuk e kane gjetur ndonje veper penale te kryer prej tij. Ne Tirane
por edhe ne qytete te tjera perpara se te mbushte moshen 12 vjec Markelian Cungu
mund te gjendej prapa thuajse seciles vjedhje banese. Dyshimi i pare qe iu shkonte ndermend hetuesve ishte se autori mund te ishte Markelian Cungu.

Ne njoftimet e policise per shkak te moshes se tij te mitur emri i tij shkuhej me iniciale. Ai eshte nje djalosh me trup te imet e me floke te zinj i veshur mire dhe me rroba qe pergjithesisht duken gjithmone te reja. Shume djem te moshes se tij mund te enderrojne te vishen si ai por mbase mund te mos i kene parate qe Markeljanit i gjenden gjithmone neper xhepa.

Nese dikush e takon pa e njohur ne rruge veshtire se e kupton qe djaloshi perballe mund te jete personi emri i te cilit eshte shenuar mbase me shume se kushdo ne skedaret e policise. Ai nuk ngjan si hajdut. Madje ne jo pak raste ka qelluar qe te demtuarit apo viktimat e djaloshit Markelian Cungu e kane takuar perpara shtepise se tyre te bastisur e ndonje edhe e ka ledhatuar nga floket.

Agron Kolasi Me hyri ne shtepi tha qe kerkonte nje shok

Me 18 mars te vitit te kaluar rreth ores pese pasdite Agron Kolasi nje tregtar dhe biznesmen i vogel i prodhimit te mobilerive kthehej ne banesen e tij ne rrugen Dalip Topi pasi kishte mbaruar disa pune personale te tij. Jo shume larg nga vila e tij trekateshe e punuar me kujdes ndodhet shtepia e Presidentit te Republikes Bamir Topi.

Sapo hyri ne shtepine e tij vuri re qe porta e jashme e rrethimit te shtepise ishte e hapur.
Me pas edhe ne katet e tjera po ashtu. Pa i vene rendesi ketij fakti Agroni hyn ne shtepi ndersa ne korridor gjen nje djale te vogel 12 vjecar qe endej ne shtepi. Ishte tashme i njohuri Markelian Cungu. Agroni e pershkruan Markelianin te veshur mire me
pantallona xhins te shtrenjta nje cante femijesh shpine te bukur te hedhur kraheve.

Me floke te lyera me xhel dhe te ngritura lart Markeliani nuk te linte pershtypjen e hajdutit te famshem te cilit policia nuk e ka te veshtire tia gjeje gjurmet e e gishterinjve ne shtepite e vjedhura. Ne te vertete ne banesen e tij i hajduti i famshem 12 vjecar mundi te merrte nje sasi bizhuterish me vlere rreth 1 mije euro.

Me ngjau si djale beu - tregon me habi Agroni. Papritur qe i zoti i shtepise ti hakerrehej mikut te vogel te paftuar vete Markeliani nisi te dale nga situata Xhaxhi me fal kerkoj shtepine e Albert Berishes eshte nje shoku im i klases. Une jam nxenes tek kjo shkolla siper. Ai me ka treguar se e ka ketu shtepine dhe se mund te vija gjithmone sa here te
doja dhe te futesha pa trokitur. Me tha se e kishte dhomen ne katin e trete dhe se mund te shkoja drejt e tek ai.

Sipas Agronit me keto fjale dhe me zerin e nje te pafajshmi i ishte drejtuar Markeliani
atij. Nga menyra se si me foli me u duk vetja sikur isha une ne faj dhe jo ai edhe pse kishte hyre ne shtepine time per te vjedhur. Dyshova per nje moment dhe me terezi u mundova ta kontrolloja. I pashe xhepat e pantallonave te xhaketes dhe canten nuk vura re gje. I kontrollova dhe corapet nuk dukej gje. Keshtu qe mendova se vertete do kete pasur ndonje ngaterrese- tregon Agroni.

Me tej ai thote se kur Markeliani doli ne rruge pa qe bashke me te ishte nje person tjeter
qe e mori ne motorr. Ne ate moment ai kuptoi se djali i vogel nuk ishte djali i beut sic e kishte pandehur por vec se nje vjedhes shtepish i stervitur mire. Menjehere u ngjita ne dhome per te pare vajzen por per fat te mire ajo flinte e qete.

Me pas kontrollova prinderit por edhe ata ishin mire. Shkova ne dhomen e gjumit dhe aty pashe qe bizhuterite e mia e te nuses nuk ishin. Lajmerova policine dhe menjehere ata erdhen ketu - sqaron tregtari i mobiljeve.

Sipas tij pas pershkrimit te dhene policeve ata e kuptuan per cilin behej fjale. Menjehere jane organizuar postblloqet neper kryeqezime per ta kapur pa i shitur ende bizhute si edhe nje kontroll banese. Kur i shkuan ne banese Markeliani si zakonisht nuk ishte dhe mungoi per dy dite sic bente gjithnje ne raste te tilla.

Kur Markeliani u gjet i tha policeve se bizhuterite i kishte shitur dhe se parate i kishte shpenzuar. Pergjigje jo pak e zgjuar per nje femije te kesaj moshe qe gjithnje dilte
nga situata perballe hetuesve. Kur policia i pyet prinderit e tij se per se e lene te vjedhe ata nxitojne te heqin pergjegjesine nga vetja a thua se femijen e mbajne ne shtepi per meshire e per bamiresi.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›