Dubai nuk garanton borxhet e Dubai World

Qeveria e Dubait nuk do t'i garantojë borxhet e Dubai World, holdingu shtetëror i cili para pak kohe kërkoi moratorium të borxhit prej 59 miliardë dollarë.
"Kompania merrte mjete nga investitorët, por jo me garanci tonë shtetërore", deklaroi të hënën Abdularahman el Saleh, ministër i Financave në Dubai, në intervistë për TV Dubain.