Dubait kërkon arrestimin e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanjahu
Shefi i policisë së Dubait deklaroi se do të kërkojë arrestimin e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanjahu dhe të kreut të agjencisë izraelite të zbulimit lidhur me vrasjen e një prej drejtuesve të Hamasit. Shefi i Policisë së Dubait, Dahi Khalfan Tamin, tha se është plotësisht i sigurtë se agjentët e Izraelit ishin të përfshirë në vrasjen e drejtuesit të Hamasit, al Mabuh. Vrasja ndodhi në janar në një nga hotelet luksoze të Dubait.