Skandali i abuzimeve seksuale, kontrolle në manastirin Ettal
Në skandalin rreth abuzimeve seksuale në Kishën Katolike, për herë të parë është kryer një kontroll në një manastir. Prokuroria e Mynihut kontrolloi manastirin Ettal në Bavarinë e Sipërme. Nga ky manastir javën e kaluar u bënë të ditura shumë raste abuzimesh në konviktin e urdhrit fetar. Prokuroria ka nisur hetime në një rast. Pas bërjes publike në fund të janarit të rasteve të para të abuzimeve në kolegjin berlinez Canisius, më shumë se 150 të prekur kanë njoftuar raste të tilla. Pjesa më e madhe e rasteve në institute të ndryshme katolike në gjithë Gjermaninë, kanë ndodhur para shumë vjetësh.