E Diel, 1 Nëntor 2026

Dublimet në lista, Nishani: Bëhet fjalë vetëm për 1 shtetas

MB mohon që fenomeni i dublimeve të listave të jetë ekzistues. Nishani thotë se bëhet fjalë vetëm për 1 shtetas, por media vazhdon të publikojë emra të dubluar. Ministri garantoi se kushdo që do të votojë ka mundësi ta marrë kartën. 

TIRANE- Ndërsa mediat vazhdojë të publikojnë rastet e gjetjes së emrave të dubluar në listat e zgjedhësve, ministri i Brendshmën, Bujar Nishani mohon të jetë ekzistuese një problematikë e tillë. I pyetur nga mediat për këtë cështje ministri Nishani tha se bëhet fjalë për një rast të vetëm, i cili më parë rezultonte i regjistruar katër herë dhe për shkak të sistemit mbetet ende i dubluar.
“Të gjitha rastet mund të identifikohen do të jenë objekt i një verifikimi. Nga informacionet paraprake që kam nga drejtoria e gjendjes civile, bëhet fjalë për një person të vetëm i cili ka ekzistuar më parë 4 herë” u shpreh Nishani.
Mediat dje dhe sot ka publikuar dhe provuar duke klikuar në Web site-n zyrtar të Ministrisë së Brendshme, duke faktuar emra votuesish të dubluar. Të paktën 10 persona rezultojnë në komunën Surroj dhe në bashkinë e Kamzës. Një problem i tillë risjell në vëmendje defektin kryesor që kanë shoqëruar të gjitha zgjedhjet në Shqipëri, atë të listave të votuesve.
Duke folur për cështjen e kartave, ministri Nishani publikoi të tjera udhëzime për ti ardhur në ndihmë procesit. Minisrti garantoi se asnjë qytetar nuk do të mbetet pa votuar për shkak të mospajisjes me karta identiteti, ndërsa u shpreh optimist për shifrat e deritanishme të aplikimit dhe të tërheqjes.
“Deri më sot kanë aplikuar për letërnjoftim elektronik 1 253 360 shtetas.Nga letërnjoftimet e prodhuara dhe të shpërndara në qendrat e aplikimit, deri më tani kanë tërhequr letërnjoftimet e tyre 767 190 qytetarë. Duke filluar nga dita e hënë zyrat e aplikimit dhe shpërndarjes së kartave të identitetit do të jenë të hapura nga ora 08:00 - 22:00, pa ndërprerje. Ne i kemi të gjitha mundësitë që çdo qytetar që paraqitet për të aplikuar apo për të tërhequr kartën, ta ketë atë në disponim përpara ditës së zgjedhjeve” theksoi Nishani. (e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›