Titulli“Qytetar nderi” për biznesmenin Rame Geci
Është nderuar me titullin “Qytetar nderi” biznesmeni Rame Geci për përpjekjet e tij në përmirësimin e cilësisë së jetës së komunitetit, kontributin në investimet në infrastrukturë dhe financimin e mjaft aktiviteteve kulturore dhe artistike.
BAJRAM CURRI- Është zhvilluar në qytetin e Bajram Currit ceremonia e dhënies së titullit “Qytetar nderi” për biznesmenin Rame Geci. Ceremonia u organizua nga Bashkia e qytetit si dhe komunat Tropojë, Bytyc, Fierzë dhe Margegaj. Autoritetet lokale vlerësuan punën dhe përpjekjet e biznesmenit në përmirësimin e cilësisë së jetës së komunitetit, vecanërisht kontributin e tij në investimet në infrastrukturë, por dhe financimin e mjaft aktiviteteve kulturore dhe artistike.
Ky është një nga rastet e pakta kur një personaliteti i jepet titulli “Qytetar nderi” nga pesë njësi vendore njëkohësisht. Në ceremoni krahas drejtuesve lokale mori pjesë dhe ambasadori ynë në Kosovë, Islam Lauka. (e.n/news24/BalkanWeb)