Dublimet, pastrohet regjistri, gati listat e zgjedhësve
Autori i Lajmit: Red.
Regjistri Kombëtar i Gjendjes Civile është pastruar tashmë nga dublimet. Kështu u shpreh drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile, Armand Teliti, i cili tha se tashmë listat e zgjedhësve janë gati dhe do t u dërgohen njësive të qeverisjes vendore. Sipas Telitit, nga regjistri u pastruan rreth 50 mijë e 892 dublime, ndërkohë që janë identifikuar gjithsej 4,249,942 shtetas nga të cilët janë 3,133,248 votues. “Numri total i popullsisë, i ndarë sipas qarqeve dhe njësive të qeverisjes vendore i është dërguar sot për të bërë të mundur procedurat e mëpasshme për ndarjen e mandateve, etj. Është përgatitur udhëzimi i ministrit të Brendshëm për procedurat e hartimit të listave të zgjedhësve dhe zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë. Është përgatitur gjithashtu lista e zgjedhësve edhe për çdo njësi të qeverisjes vendore i gjeneruar nga Regjistri Kombëtar i Gjendjes Civile”, - tha Teliti. Por nga 3 milionë e 133 mijë, 248 zgjedhës, rreth 3% e tyre, sipas Telitit nuk kanë një qendër votimi. Ai sqaroi se deri në fund të shkurtit, kryetarët e minibashkive, duhet t u përcaktojnë këtyre zgjedhësve një qendër se ku do të votojnë. “Për shkak të lëvizjeve të kryera përmes njësive rezulton një numër total prej 88 mijë zgjedhësish pa një numër të saktë qendre votimi. Në përputhje me Kodin Zgjedhor, kryetari i njësisë duhet t u përcaktojë të gjithë zgjedhësve në listë një qendër të vlefshme votimi brenda datës 28 shkurt 2009”,- tha Teliti. Listat e zgjedhësve duhet të ishin përgatitur në bazë të Kodit Zgjedhor 15 ditë pas dekretimit të datës së zgjedhjeve nga Presidenti i Republikës pra deri në datën 30 janar. Por ndërkohë nuk jepet asnjë datë se kur do të nisë shpërndarja e kartave të identitetit. Sipas premtimit të parë të qeverisë, shpërndarja e kartave duhet të niste dy javë pas fillimit të procesit të aplikimeve, por edhe pse ka kaluar rreth një muaj deri më sot, një qytetar i vetëm është pajisur me kartë identiteti, të cilën e ka tërhequr kryeministri Sali Berisha, ndërsa për të tjerët, data e saktë mbetet ende enigmë.
Ky lajm është publikuar: 12/02/2009