Sivjet, imunitet ndaj Tamiflu-së
Autori i Lajmit: Red.
Ekspertët amerikanë të shëndetësisë thonë se gripi këtë vit është rezistues ndaj shumë prej barnave të zakonshme anti-virusalë dhe shqetësohen se një gjendje e tillë mund të bëhet shkak për më shumë shtrime në spital e vdekje, sesa më parë si pasojë e gripit. Njerëzit që preken nga gripi trajtohen zakonisht me Tamiflu. Por qendra për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve paralajmëron se ky ilaç është treguar i paefektshëm ndaj shumë rasteve të gripit këtë vit. Ekspertët mendojnë se virusi i gripit ka pësuar një ndryshim. Ata thonë se shkaku nuk është përdorimi i tepruar i Tamiflusë, por gjithashtu nuk janë në gjendje të thonë se nga se është shkaktuar ky ndryshim. Deri tani në Shtetet e Bashkuara, nuk janë vënë re raste të rënda gripi. Megjithatë mjekët shqetësohen se nëse kjo prirje ndryshon dhe rastet e gripit shtohen, ata nuk kanë ndonjë ilaç të efektshëm për t i trajtuar pacientët e tyre. E vetmja gjë që ekspertët rekomandojnë në këtë situatë është që njerëzit të vaksinohen kundër gripit dhe të lajnë duart rregullisht për të mbrojtur veten nga infeksioni.
Llojet e gripeve
Gripi është një sëmundje ngjitëse e shkaktuar nga virusi i familjes orthomyxoviridae. Është një sëmundje sezonale dhe shkakton dëmin më të madh midis të moshuarve dhe fëmijëve.
Si epidemi e gripit ose grip i rëndë merret kur 10-20% e popullsisë së një regjioni janë të infektuar. Bartësit më aktivë dhe njëherit kryesor të infektimit janë fëmijët. Shkaktarë të epidemisë dhe pandemisë janë viruset epidemik të grupit A dhe rrallë herë të grupit B. Këta virus janë në gjendje të ndërrojnë gjatë kohës molekulat antigjene të sipërfaqes: Hemaglutin (H) dhe Neuraminidase (N) dhe më këtë gjatë një ri-infektimi depërtojnë sistemin e imunitetit të njeriut. Për këtë shkak në vitin 1948, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka krijuar një rrjetë prej 110 laboratorëve, në të cilët punohet për lokalizimin, identifikimin dhe përcjelljen e krijimit të varianteve të reja të viruseve. Në bazë të rezultateve të këtij rrjeti, organizata parashikon rrjedhat e zhvillimit të varianteve, për të cilat i informon shtetet anëtare.
Si preket njeriu nga gripi?
Disa thonë se dalja në të ftohtë pa pallto, apo me kokë të lagur shkakton gripin dhe se vitamina C mbron organizmin nga gripi.
Një person i rritur ftohet lehtë tre herë në vit. Fëmijët ftohen më shpesh, por do të dukej e pazakontë që njeriu ta kalonte dimrin vetëm me një grip apo një të ftohur. Gripi shkakton dhimbje koke, kollitje dhe dhimbje muskujsh, si temperaturë. Kjo gjendje mund të zgjasë për dy javë ose më shumë. Të ftohurit fillon zakonisht ngadalë e me pak temperaturë. Doktor Alan Greene, i njohur botërisht në këtë fushë, thotë se kur dikush merr të ftohtë, sekrecionet e hundës kthehen në vatër virusesh. Ky është fakt. Por egziston edhe miti se doza të mëdha me vitaminë C mund t a mbrojnë njeriun nga virusi i gripit ose mund ta kurojnë shpejt atë. Shumë njerës e besojnë këtë por mjeku tjetër botëror Jeffrey Goad thotë se në literaturën mjekësore një mënyrë e tillë kurimi ose parandalimi nuk ekziston dhe mjekësia zakonisht nuk e rekomandon.
Miti numër dy është se njeriu mund të preket nga gripi kur del jashtë në të ftohtë pa veshje të përshtatëshme. Por ekspertët thonë se njeriu mund të mos sëmurët duke u lagur nga shiu, por ka më shumë të ngjarë të preket nga gripi pasi në dimër viruset janë më të përhapura. Miti numër tre është se njeriu mund të preket nga gripi nëpërmjet vaksinës kundër tij. Kjo nuk është e vërtetë, pasi vaksina e gripit përbëhet nga viruse jo aktivë, të vdekur.
Ekspertët thonë se krahas vaksinimit, mbrojtja më e mirë nga gripi është larja e duarve, por studimet tregojnë se shumë njerëz nuk e bëjnë një gjë të tillë, pasi mendojnë se larja e duarve nuk luan ndonjë rol, dhe ky është një tjetër mit. Disa thonë se virusi i gripit shkakton dhimbje në stomak, por ekspertët thonë se gripi përqëndrohet vetëm në mushkri dhe nuk mund të prekë stomakun.
Vitet epidemike
Pandemitë e shekullit XX janë emërtuar nga vendi, nga i cili rrjedhin:
1918 – 1920, "Gripi spanjoll" ka lënë pas vete 20 - 50 milionë të vdekur.
1957 – 1958, "Gripi aziatik" ka lënë pas vetes 1 milionë të vdekur.
1968 – 1969, "Gripi i Hong-Kongut" ka lënë pas vete rreth 1 milionë të vdekur.
Pandemia edhe më tutje në kohën e tashme është një rrezik i vërtet për shëndetin në mbarë rruzullin tokësor. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, përhapja e një epidemie të gripit paraqet një ndër rreziqet më të mëdha duke llogaritur sistemet e mbingarkuara shëndetësore në shumë vende të botës.
Ky lajm është publikuar: 12/02/2009