E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gripi dhe e ftohura

Autori i Lajmit: Red.
Ndonëse të ftohurit dhe alergjia shpesh shoqërohen nga të njëjtat simptoma, në dukje, ato janë sëmundje shumë të ndryshme. Shumë persona mund të shfaqin gjendje gripale apo të ftohuri në pranverë dhe në vjeshtë. Dhe shpesh herë mendojnë se kjo situatë ka të bëjë me ftohje stinore apo alergji sezonale. Nëse ju keni prirje për të kaluar gjendje të vazhdueshme “të ftohuri” të cilat shfaqen menjëherë pa shenja paraprake dhe zhvillohen në të njëjtën kohë të vitit, kjo do të thotë se ju po kaloni një periudhë alergjie sezonale. Edhe nëse këto simptoma shfaqen si të njëjta me ato gripale, ato dallojnë nga njëra-tjetra për nga shpeshtësia, shfaqja, zgjatja në kohë e simptomave apo sëmundjes, etj. Edhe shkaktarët e këtyre sëmundjeve janë të ndryshëm. Gjendja e të ftohurit shkaktohet nga viruset, po ashtu edhe gripi. Ndërsa alergjitë janë përgjigje të sistemin imunitar të shkaktuara nga alergjenët, të cilat janë substanca të panjohura për organizmin. Dhe nëse ju jeni alergjikë ndaj diçkaje siç është poleni, pluhuri apo substanca të tjera, atëherë trupi juaj do të reagojë ndaj tyre. Viruset që shkaktojnë gripin përhapen në ajër nga i sëmuri dhe janë ngjitëse nga personi i sëmurë tek të tjerët apo ambienti përreth. Por më alergjinë nuk ndodh kështu. Ju nuk mund të bëheni alergjikë ndaj diçkaje vetëm nëse personi afër jush është i tillë. Alergjia është gjenetike dhe individuale. Ajo është përgjigje e sistemit imun ndaj alergjenëve. Simptomat e grupit dhe të ftohjes mund të shfaqen në çdo kohë dhe zakonisht zgjasin nga dy deri në katërmbëdhjetë ditë. Ndryshe nga kjo situatë simptomat e alergjisë sezonale shfaqen në të njëjtat periudha çdo vit dhe mund të zgjasin për muaj të tërë.
Edhe për sa i përket trajtimit të dy sëmundjet kanë ndryshime. Trajtimi i të ftohurit apo gripit mund të kërkojë regjim, përkujdesje dhe trajtim mjekësor, po ashtu edhe vaksinime në periudha epidemish. Po ashtu edhe alergjitë sezonale kanë nevojë për trajtim mjekësor, vaksina, ajër të pastër, nevoja për të mos ndryshuar shpesh ambient, etj. Trajtimi i alergjisë kërkon trajtimin me antihistamina, duke përdorur spray (spërkatës) për hundët apo antialergjikë të tjerë. Për të ndikuar në parandalimin e sëmundjeve gripale dhe ftohjes, është e nevojshme të lani shpesh dhe plotësisht duart tuaja dhe fytyrën për të shmangur viruset. Po ashtu, shmangni dhe kontaktet me persona të sëmurë. Ndërsa për të parandaluar alergjinë duhet vetëm të shmangni kontaktin me zonat dhe territoret ku gjenden alergjenët, që ju mund t i keni identifikuar si të tillë. Por gjithsesi, mënyra me e saktë për ta kuptuar nëse ju keni alergji apo gjendje gripale, mbetet për t iu drejtuar mjekut, i cili përcakton diagnozën përkatëse, trajtimin e duhur dhe këshillat që duhen ndjekur për trajtimin e sëmundjes në çdo rast.

Ky lajm është publikuar: 12/02/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›