E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi viziton në spital ish-të burgosurin politik

Autori i Lajmit: Red.
Piktori Mersin Vlashi, ish-i burgosur politik, i cili po kurohet në Spitalin e Mushkërive "Shefqet Ndroqi" në Tiranë, u vizitua dje nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi. Zyra e shtypit pranë Presidencës bëri të ditur se Kryetari i Shtetit çmoi aktin e guximshëm të Vlashit gjatë revoltës së Spaçit më 21 maj 1973, kur ai pikturoi flamurin pa yll dhe për këtë u dënua dhe me 25 vite të tjera burgim, mbi ato 33 vite që ishte gjykuar në moshën 18-vjeçare, me akuzën për agjitacion e propagandë. “Vlashi ka një histori shumë të dhimbshme, por edhe krenare. Një njeri që brenda mureve të burgut, në revoltën e Spaçit ka mbajtur një qëndrim shumë dinjitoz dhe përballoi vuajtjet e burgut për idealet e vërteta, që nuk ishin thjesht individuale, por të shtresës që ai që përfaqësonte”, - tha Presidenti.
Ky lajm është publikuar: 12/02/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›