Laç, aksidentohet, arratiset shoferi
• LAÇ - Një aksident automobilistik ka ndodhur dje në mesditë në hyrje të qytetit të Laçit. Një autoveturë me targa të Laçit ka dalë nga rruga dhe u përplas në murin rrethues të një ndërtese.Pas përplasjes automjeti ka bërë disa saltro dhe më pas ka përfunduar i përmbysur. Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, drejtuesi i autoveturës ka mundur të dalë nga dera e pasme dhe është larguar me shpejtësi. Pasi kanë mbërritur në vendngjarje forcat e policisë kanë sekuestruar makinën e shkatërruar plotësisht ku nuk u gjend asnjë dokument që mund t'i përkiste drejtuesit të saj. Mësohet që pistat në të cilat do të hetohet ngjarja janë ato të një vjedhjeje të mundshme të automjetit nga drejtuesi i arratisur dhe ajo e mungesës së dokumentacionit të saj. Sipas policisë, shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara. r.n