Shkodër, grabitet me mashtrim argjendaria
• SHKODER - Dy persona, të cilët mbanin me vete një fëmijë të vogël kanë mundur të grabisin në një argjendari në lagjen "Qemal Stafa" të Shkodrës një sasi të madhe bizhuterish.Sipas shitëses që denoncoi në polici ngjarjen, pasditen e djeshme ka hyrë në dyqan në çift, i cili ka kërkuar të shohë një unazë floriri. Gruaja, e cila fliste në anglisht e ka hutuar shitësen, ndërsa i kërkonte të mësonte mbi bizhuteritë që ndodheshin në vitrinë. Nga ana tjetër, burri ka mundur të marrë prej sirtarëve dy çanta të mbushura me sende me vlerë. Vetëm kur ata janë larguar, shitësja konstatoi zhdukjen e çantave, vlera e të cilave i kalon 2 milionë lekët. Ajo ka përshkruar për policinë tiparet e grabitësve, ndërsa ka thënë se dhe dy ditë më parë ata kishin hyrë në dyqan, por pa blerë asgjë. r.d