E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ferrari kerkon vetem fitore ne 2011-n

Ferrari është e vendosur të rikthehet konkurruese dhe të hakmerret ndaj rivaleve të saj gjatë vitit 2011, deklaroi “bosi” i skuadrës, Stefano Domenicali.

”Për Alonso-n e Massa-n, motivimet janë të njëjta si gjithmonë. Fernando është i supermotivuar, edhe sepse përfundoi në 2010-n një sezon të shkëlqyer, në të cilin humbi titullin vetëm në xhirot e fundit. Felipe dëshiron të bëjë një punë të mirë pas një viti të vështirë për të”, deklaroi Domenicali.

”Pritshmëritë tona nga viti 2011 janë të qarta. Dëshirojmë të jemi marka më e fortë në qarkullim, por për të bëtë këtë duhet të tregohemi perfektë gjatë të gjithë kohës, pasi konkurrenca është shumë e fortë”, përfundoi drejtuesi i “kokëkuqes”.

Ferrari i ri do të prezantohet zyrtarisht në 28 janar, në një ceremoni që do të zhvillohet në qëndrën e Maranello-s.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›