E Shtunë, 31 Tetor 2026

Duçka: IDEA, promotorja e politikave për të rinjtë

Dorian Duçka, kryetar i Bordit Drejtues të Insititutit IDEA, i ftuar në Ora Neës deklaroi se ky institucion u krijua për të realizuar një fushatë sensibilizuese dhe demokratike, po ashtu edhe për të qenë promotore e politikave për të rinjtë. "Ky institucion do të përfshijë dialog me të rinjtë, me qëllim marrjen e ideve të reja të këtyre të rinjve". Sipas tij, thelbi i këtij institucioni është dialogu real dhe mundësia për të kthyer shqetësimet e tyre në vendime të realizuara. Lidhur me raportin e këtij institucioni dhe zgjedhjeve të ardhshme, Duçka deklaroi se zgjedhjet përfaqësojnë një mekanizëm kryesor që përkthen interesat e publikut në zgjidhje reale, ndaj me anë të insitutcionit do të trajnohen këta të rinj që të punohen në mënyrë uniforme, si të bëjnë një fushatë demokratike. "Trajnimi me të rinjtë do mundësojë një grup që do shndërrohen në ambasadorë të rinj demokratik", shtoi ai. Kryetar i Bordit Drejtues të Insititutit IDEA deklaroi se në sajë të këtij institucioni do të promovohen politika pro rinisë, që do të jenë pjesë edhe e programit zgjedhor. Lidhur me kompaninnë amerikane që do të bashkëpunojë LSI-ja, Duçka vlerësoi se nga kjo kompani do merren metodat efektive se si kjo parti të përçojë mesazhet tek publiku, por ashtu edhe të ketë një paraqitje sa më të mirë në këtë fushatë. "Do kemi këshilla si të kuptojmë më mirë shqetësimet e njerëve, për të hartuar politika së më shumë përfaqësues. LSI-ja, do të shndërrohet në një parti përfaqësuese, jo thjesht për interesa elektorale",shtoi ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›