Braçe:Procesi i kartave po dështon

Nënkryetari i grupit parlamentar të PS-së, Erjon Braçe duke iu referuar procesit të kartave të identitetit, tha se asnjë qytetar shqiptar nuk ka marrë në dorë letërnjoftimitn nga kompania e kontratkuar nga qeveria. "Procesi i kartave ka të bëjë me të drejtën themelore të shqiptarëve, votën, por ky proces po shkon drejt dështimit, ka filluar që prej një muaji dhe ende asnjë letërnjoftim nuk është marrë", tha Braçe. Sipas tij, ka ende porbleme me listat zgjedhore,pasi në disa komuna, ka mungesa të emrave.