E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvend, debate për pezullimin e ligjit të dosjeve

Debati për dosjet dhe rolin e Gjykates Kushtetuese është transferuar në sallen e seancave plenare. Partia Demokratike ka mbrojtur ligjin për lustracionin duke sulmuar anëtarët e Gjykatës Kushtetuese se kanë marrë vendim në konflikt interesi, dhe sipas kreut të grupit parlamentar të PD-së, Patozi, beteja ligjore do të vazhdojë për maxhorancën. Ndërkohë që opozita ka mbrojtur vendimin e Gjykatës Kushtetuese si një vendim në përputhje me ligjin themeltar të shtetit.Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e zbatimit të ligjit të lustracionit ka ngjallur reagimin e ashpër të maxhorancës e cila është shprehur e vendosur për të vazhduar betejën ligjore në mbrojtje të draftit të saj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›