E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dosjet, Gjykata Kushtetuese pezullon ligjin

Gjykata Kushtetuese pezullon zbatimin e ligjit të lustracionit. Përkundër pretendimeve të maxhorancës për shkak të konfliktit të interesit vendimarrja për ligjin e hapjes së dosjeve nuk mund të realizohej nga kjo gjykatë, anëtarët e kësaj gjykate jo vetëm që ka filluar shqyrtimin por edhe kanë pezulluar veprimin e ligjit për pastërtin e figurës së zyrtarëve të lartë, deri në marrjen e një vendimi përfundimtar. Ndërkaq anëtarët e gjykatës kushtetuese kanë vendosur ti kërkojnë mendim për këtë ligj edhe komisionit të Venecias, veprim ky që do të ndërmerret edhe nga Këshilli i Evropës. Që prej hyrjes në fuqi të ligjit të lustracionit debate politik është përqëndruar tek gjykata kushtetuese, ku janë depozituar 4 ankimime për këtë draft. Në deklaratat e figurave kryesore të maxhorancës theksohej se për shkak të konfliktit të interesit kjo gjykatë nuk mund të merrte në shqyrtim ligjin, dhe se në rast të kundërt ky vendim nuk do të njihej. Përballë këtij qëndrimi opozita dhe faktori ndërkombëtar kanë bërë thirrje që qeveria të presë vendimin e gjykatës kushtetuese para se të vendosë të zbatojë. Ndërkohë që vetëm pak ditë më parë kryetarja e kuvendit Topalli nëpërmjet një letre i kërkoi gjykatës të mos e pezullojë ligjin por edhe të zbatojë parimin universal të konfliktit të interesit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›