E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dosjet,Ibrahimi:Të rishikohet ana teknike

Konstitucionalisti,Gent Ibrahimi i ftuar në Ora News, duke iu referuar pezullimit të ligjit të dosjeve nga Gjykata Kushtetuese, tha se "Institucionet demoktratike funksionojnë, dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuse tregon funksionimin normal të intitucioneve". Sipas tij ligjet për lustracionin ngjallin debat,por forma që ka marrë ligji shqiptar është drastik, në krahasim me atë çek. "Ligji është problematik ai nuk duhej të ndalonte jetën publike të ish gjytarëve dhe prokurorëve". Lidhur me qëndrimin e kryeministri Sali Berisha për të mos u tërhequr nga zbatimin e këtij ligji, Ibrahimi tha se "mostërheqja është një aksion politik, ndaj mazhoranca kërkon ta çojë deri në fund, ta mbrojë". Sipas konstitucionalistit, qëndrimi në bllok i ndërkombëtarëve ndaj këtij ligji është i veçantë, ndaj është normale që qeveria ta ketë të vështirë të përtypë këtë qëndrim jo miqësor. "Është përpjekje e natyreshme për të justifikuar lëvizjen politike", tha ai. Ibrahimi e konsideroi lustracionin si një nga format që shoqëritë njerëzore zgjedhin për t'u ndarë nga e kaluara. "Është një përpjekje legjitime për t'u ndarë nga e kaluara, por dhe delikate se mund të degjenerojë në abuzime të të drejtave të njeriut". Sipas, konstitucionalistit shqiptarët duhet të rishikojnë anën teknike që ligjit të mos jetë antikushtetues . "Fakti që i rikthehemi lustracionit tregon prirjen e politikës për të risjellë këtë debat dhe për të abuzuar me ligjin e pastërtisë së figurave zyrtare", përfundoi Ibrahimi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›