E Shtunë, 31 Tetor 2026

Duel Çejni-Bajden, ping-pong televiziv për politikën e SHBA



Amerikanët janë kthyer dje në tifozë të ndeshjes së madhe politike mes zëvendëspresidentëve. Akuzat dhe përgënjeshtrimet mes ish administratës dhe administratës aktuale amerikane u shfaqen në tre ekrane si një lojë ping-pongu. Në fillim u shfaq Xho Bajden në kanalin NBC nga Olimpiket në Kanada, më pas Dik çejni u paraqit në kanalin ABC, por dueli televiziv u mbyll nga Bajden në kanalin CBS. Gjatë “performancës” së tij, ish-zëvendëspresidenti, Dik çejni, ka vlerësuar administratën Obama sot për planin e luftës në Afganistan, por ka sulmuar Shtëpinë e Bardhë për shumë më tepër, veçanërisht për përpjekjet e saj kundër terrorizmit. Por Bajden e ka akuzuar çejnin se nuk dëgjon atë që ndodh rreth tij dhe se përpiqet të rishkruajë historinë. çejni ka qenë një nga kritikët më të mëdhenj nga radhët e republikanëve për administratën Obama mbi menaxhimin e sigurisë kombëtare, duke akuzuar se Presidenti Barak Obama po përpiqet të pretendojë se SHBA nuk është në luftë me terroristët. çejni tha se si rezultat i kësaj amerikanët janë më pak të sigurt, sepse njerëzve nuk po u jepet prioriteti i duhur për sigurinë, që ata meritojnë. Por Bajden u kundërpërgjigj se nën drejtimin e Presidentit Obama, SHBA ka qenë më e suksesshme në vrasjen e liderëve të Al kaedës dhe ndjekësve të tyre, madje shumë më tepër nga sa ka ndodhur gjatë viteve që Bush dhe çejni ishin drejtues në Shtëpinë e Bardhë.
Afganistani
çejni tha se “Jam një mbështetës i plotë i asaj që ata po bëjnë në Afganistan. Mendoj se Presidenti ka marrë vendimin e duhur për të dërguar atje trupa. Por kam menduar se është vonuar pak për të marrë këtë vendim”.
Sulmi në ditën e Krishtlindjeve
çejni tha se duheshin nxitur teknikat e forta të marrjes në pyetje, përfshirë edhe stimulimin e mbytjes. Sipas tij, kjo taktikë, edhe pse nga Obama është ndaluar, pasi u konsideruar torturë, duhej përdorur në rastin e Umar Farouk Abdulmuttalab. Ai shtoi se ishte gabim ndalimi i përdorimit të këtyre teknikave nga Ushtria Amerikane.
Bajden në kritikat mbi Abdulmutallab tha se “Më lini të zgjedh me kujdes fjalët e mia këtu. Dik çejni është një mik shumë i mirë. Ai duhet të shquhet për opinionet e tij. Por ai nuk shquhet për rishkrimin e historisë. Ai nuk mund të paraqesë faktet e tij. Sulmuesi i avionit në Ditën e Krishtlindjeve u trajtua njësoj si sulmuesi i këpucës bombë”.
Iraku
çejni tha se “Ata kundërshtuan rritjen e trupave që është absolutisht thelbësore për të marrë pikët tona në situatën ku jemi. Dhe që ata të marrin kredite për atë që ka ndodhur në Irak, më duket pak e çuditshme ... për Irakun një falënderim i madh duhet t’i shkojë Xhorxh Bushit”.
Bajden është kundërpërgjigjur se “Ne nuk kemi marrë kredite, ne na u desh të merrnim përgjegjësi. Unë mendoj se ne kemi arritur shumë. Unë mendoj se ne do të jemi në gjendje për t’u larguar nga Iraku me të gjithë trupat tona luftarake (90.000) deri në fund të gushtit ... dhe unë jam i lumtur të falënderoj Xhorxh Bushin. Mua më pëlqen Bushi”.

Profesoresha e Alabamës ka vrarë edhe të vëllanë
Profesoresha e arrestuar në Universitetin e Alabamës pasi qëlloi për vdekje tre kolegët e saj, u zbulua se ka vrarë me armë zjarri vëllanë e saj në vitin 1986 në Masaçutsets. Amy Bishop, 45 vjeçe, asistent/profesoreshë e neurobiologjisë në Universitetin e Alabamës në Hantsville, u arrestua menjëherë pas ngjarje së të shtunës. Prokuroria kërkoi për të dënimin kapital, vdekjen. Ajo i vrau tre kolegët e saj dhe plagosi shumë të tjerë, pasi iu refuzua titulli pedagoge nga stafi i universitetit. Sipas kurikulumit që ka paraqitur në Universitet, Bishop ka marrë doktoraturën në gjenetikë në Universitetin e Harvardit. Në vitin 2008, Presidenti i UAH, David Uilliams parashikoi se një nga kërkimet e saj të avancuara mbi qelizat do të “ndryshonte mënyrën se si do të kryheshin kërkimet dhe mjekimet biologjike”. Policia refuzoi të fliste mbi motivin që e kishte shtyre profesoreshën në këtë krim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›