E Diel, 1 Nëntor 2026

NYT: Greqia ka kamufluar deficitin buxhetor me ndihmën e bankave të SHBA-së



Dega e financave në SHBA e ka ndihmuar Greqinë që të kamuflojë për vite me radhë problemet masive me borxhet. Sipas njoftimit të gazetës “New York Times”, bankat e SHBA-së e kanë ndihmuar këtë vend anëtar të BE-së, që t’u devijojë kritereve të stabilitetit financiar në zonën e euros. Kësisoj Athina ka mundur t’i mbajë të fshehura BE-së borxhet miliardëshe përmes një biznesi me bankën Goldman Sachs. Në vitin 2001, pak pasi Greqia u pranua në zonën e euros, Goldman Sachs i ka dhënë borxh këtij vendi disa miliardë dollarë pa i publikuar ato, njofton më tej gazeta New York Times. Ky biznes është deklaruar si blerje valute dhe jo si kredi. Në këtë mënyrë Goldman Sachs ka kontribuar, që të krijohej përshtypja se Greqia nuk e tejkalon kufirin e deficitit buxhetor të përcaktuar në zonën e euros. Ndërkohë në një sondazh të kryer në Gjermani, pjesa më madhe opinionit publik kërkon që Greqia të përjashtohet nga zona euro nëse është e nevojshme dhe më shumë se dy të tretat kundërshtojnë që Athinës t’i jepet një borxh i ri prej miliona eurosh. Gjatë fundjavës edhe brenda koalicionit të kancelares Anxhela mergel janë ngritur zëra që kundërshtojnë ndihmën për Greqinë duke shprehur skepticizëm, sidomos pasi edhe vetë Gjermania po e merr veten ekonomikisht shumë ngadalë. Sipas sondazheve “Emnid”, të publikuara në gazetën “Bild am Sonntag”, 53 për qind e gjermanëve mendojnë se Greqia duhet të përjashtohet nga zona euro.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›