Ymeri: "Mediatikët" i bënë mirë dhe keq librit
TIRANE- Eshtë mbajtur dje para dite konferenca përmbyllëse e Panairit të Librit "Tirana 2011" që u zhvillua në datat 9-13 nëntor në Pallatin e Kongreseve. Kreu i Shoqatës së Botuesve, Petrit Ymeri u shpreh se panairi i këtij viti solli një koncept të ri. Sipas tij, mediatizimi i disa botimeve duke iu referuar librave të gazetarëve dhe politikanëve të njohur në vend, i bënë mirë dhe keq panairit.
Mirë sepse tërhiqnin njerëzit drejt panairit dhe kështu blinin edhe libra të tjerë. Ymeri nuk pranoi të bëjë të ditur shifra të shitjeve dhe madje në këtë prizëm ai ironizoi me lajmet e përcjella. "Kur fola me një autor para dy ditësh në darkë më tha se kishte shitur 5 mijë kopje ndërsa kur shoh në gazetë thuhej 10 mijë kopje",- tha kreu i shoqatës së botuesve i cili tregoi se bëhej fjalë për librin e Ben Blushit "Shqipëria".
"Statistikat janë të rëndësishme por nuk duhet t'i bëjnë botuesit se do jenë subjektive",- tha ai. Në fund Ymeri theksoi se mbështetja e Ministrisë së Kulturës për këtë panair ka qenë minimale. "Mbështetje minimale por ne e vlerësojmë duke parë vështirësitë që ka sistemi buxhetor", - u shpreh Petrit Ymeri.
(ma.ar/GSH/BalkanWeb)