HUMBJA N HIMAR PRAG NDRYSHIMESH TE OMONIA
Nuk eshte shume e qarte se cilat jane arsyet e verteta te nje ndryshimi te pritshem ne krye te Omonia-s por nje gje eshte shume e qarte qe bashke me humbjen e Bashkise se Himares eshte zbehur edhe shkelqimi i yllit te deritanishem te Omonia-s Vasil Bollano dhe ka humbur besimi i te gjithe faktoreve qe e ngriten lart Bollanon. Pavaresisht nga rrymat dhe korrentet e brendshme apo te jashtme qe levizin brenda binomit Omonia - PBDNJ rezultatet e 8 majit fitorja e thelle ne zonen e Dropullit dhe ne Gjirokaster e PBDNJ-se nga njera ane ndersa goditja e fuqishme qe PBDNJ mori ne Bashkine e Himares me humbjen dhe njekohesisht renien perfundimtare te mitit te Bollanos eshte ana tjeter dhe kjo kerkon nje strategji dhe lidership te ri ne krye te Omonia-s.
Gjate nje bashkebisedimi te shkurter me kreun e PBDNJ-se zotin Vangjel Dule ne shkallet e Pallatit te Sportit ne Gjirokaster pikerisht ne momentin kur ai mori ne dore tabelen e rezultateve te Komunes se Odries qe zyrtarizonte komunen e katert te fituar nga forca politike qe drejton entuziazmi dhe euforia e momentit u fashit menjehere pas pyetjes Si ndodhi qe e humbet Himaren. Pergjigjja erdhi disi e vonuar Nuk e di se si Ndoshta sepse Vasili Bollano e nenvleftesoi kundershtarin. Nuk e prisnim vertet kete rezultat. Pergjigje ne dukje e thjeshte dhe e sinqerte domethene nje humbje qe nuk pritej por jo dhe aq diplomatike sepse dhe gjithsesi pergjegjesine e humbjes nuk e nenkupton por e percjell ne menyre te drejtperdrejte humben sepse ishte Vasili qe ...nenvleftesoi kundershtarin. Pyetjes pasuese ne shkallet e Pallatit te Sportit ne Gjirokaster Pas kesaj humbjeje a do te kete ndryshime ne krye te Omonia-s zoti Dule pertej nje buzeqeshjeje te lehte iu pergjigj Mos na lodh me keto pyetje boll na ka lodhur fushata.
Mirepo nese diplomacia e dites e zotit Dule mungoi ne percaktimin e pergjegjesise se humbjes ne Bashkine e Himares diplomacia sofiste qe e karakterizon shpesh zotin Dule realisht kryetar i PBDNJ-se dhe potencialisht edhe lider i Omonia-s ne kete deklarim te tij u shfaq ne shmangien me lezet te faktoreve te vertete qe shkaktuan prekjen e imazhit te Omonia-s e po kaq te PBDNJ-se ne nje zone ku jane shpenzuar shume energji dhe para sic eshte Himara dhe per nje person sic eshte kryetari legjendar himarjot Bollano.
Megjithate duhet thene se humbja e PBDNJ-se nuk ka vetem emrat Himare dhe Bollano pasi kandidati i saj ne Komunen Finiq Sokrat Spiros humbi perballe Ziso Llucit te partise rivale MEGA rrudhje te konsiderueshme ka pesuar PBDNJ edhe ne perfaqesimin e vet ne Keshillin Bashkiak te Sarandes ku ka mundur te siguroje vetem nje mandat nga tre qe kishte marre ne zgjedhjet e vitit 2007 nderkohe qe rivalja e saj partia e re MEGA ne kete gare te pare ka fituar dy keshilltare.
Por duke u larguar nga rezultatet pozitive te PBDNJ-se ne Gjirokaster nga rezultatet disi te balancuara ne Sarande dhe duke bere nje analize korelative te faktoreve te humbjes ne Himare natyrisht qe ne indikatoret sintetike me ndikim negativ per partine e Dules perfshihen futja ne gare per here te pare e MEAG-s me kandidatin e saj Dhimiter Llazari divorci i pjesshem me Aleancen per te Ardhmen qe vendosi kandidatin e saj Jorgo apo Gjergji Goro nenvleftesimi nga vete Bollano i rivaleve e shprehur kjo nga vete Dule transporti ne numer me te madh nga rivalet i emigranteve nga Greqia per te votuar ne Himare etj.
Natyrisht qe kjo eshte analize e faktoreve te dukshem dhe te njohur. Por ka ca indikatore te tjere te nendheshem qe nuk duken ne veshtrim te pare qe nuk llogariten dot aq lehte por qe sidoqofte nese do ti parashtronim ne forme te pyetjeve retorike pa kerkuar pergjigje atehere analiza e situates dhe rezultateve perfiton dicka prej tyre. Bie fjala Pse nuk kishte kjo fushate ne Himare tensionet e fushatave te meparshme Pse nuk kishte aty deputete emisare dhe skuadra gazetaresh te ardhur nga Athina Pse nuk kishte kontestime nga zoti Dule per procesin
Ne pergjigje te ketyre pyetjeve per te cilat nuk kerkuam pergjigje po parashtrojme perseri ca pyetje te tjera prej te cilave kerkohen pergjigje Mos valle kandidatura e Bollanos nuk ishte marre me seriozitet nga vete Dule Mos valle per Dulen misioni Bollano ne Himare ketu mbaron Mos valle ylli i Bollanos u ngrit me lart sec kishte menduar Dule Mos valle Bollanos i eshte sosur vaji i kandilit
E verteta eshte se ne rrethanat e reja politike te daljes ne drite te nje partie te re me profil grek si MEGA pavaresisht se pozicionimi dhe aleancat e saj ne raport me spektrin politik shqiptar ende nuk jane formezuar raportet dhe ndikimi i PBDNJ-se tek Omonia si organizata meme e te gjithe grekeve pa dallim behen teper te diskutueshem nga Athina zyrtare dhe sidomos diaspora greke qe eshte mbeshtetesja me e fuqishme e faktoreve dhe komunitetit etnik grek ne Shqiperi.
Ditet e fundit ne Dropull sidomos ne Dervician qe pas fitores se kater komunave nga PBDNJ me 8 maj ne Rrethin e Gjirokastres i eshte rikthyer statusi i humbur si kryeqyteti i grekeve te Shqiperise eshte vene re nje levizje e dendur e lidereve te PBDNJ-se dhe te disa emisareve nga diaspora greke e pertejoqeanit. Qarkullojne zera se do kete ndryshime ne krye te Omonia-s. Natyrisht qe Dule nuk do qe ta humbase shansin per te vene ne krye te saj doren e tij kryetarin aktual te Omonia-s ne Gjirokaster te rikonfirmuar si kryetar te Komunes se Dropullit te Poshtem per nje mandat te trete.
Sidoqofte ndryshime dhe reflektime pas zgjedhjeve vendore ne udheheqjen e Omonia-s edhe do te kete por ajo qe mbetet si pyetje eshte Mos valle per kryetarin de fakto te Omonia-s Vangjel Dule eshte sosur vaji ne kandilin e Bollanos