Dueli i heshtur i Anagnostit
E merkura ne Arkivin Qendror te Filmit mbyll Muajin e Anagnostit. Meqe ne janar shenohet dita e tij e lindjes ku mbushi 75 vjec Arkivi i Filmit ka projektuar disa nga filmat me te spikatur ne karrieren e regjisorit. Ka qene i pranishem edhe Anagnosti ne keto takime me filmin e tij nga arkivi ndersa neser ne te merkuren e fundit do te shfaqen filmat Dueli i heshtur produksion i 67-es 80 minuta dhe Perralla nga e kaluara 1987 77.
Gjate ketyre takimeve regjisori me shume ka ngritur nje raport mes kinemase se te shkuares dhe asaj qe prodhohet sot si produkt sesa nje reflektim mbi kohen dhe indoktrinimin ideologjik. Ndonese ky njihet si regjisori me pak i prekur ne krijimtarine e tij artistike nga ideologjia ndoshta per shkak te temave te zgjedhura sidomos para luftes. Por gjithsesi per shembull filmi qe shfaqet sot Dueli i heshtur nuk besojme se eshte jashte biografise se diktatures te shkruar nga Nasho Jorgaqi - nje kritik qe ka qene mjaft i angazhuar ne kohen e diktatures ne propagandimin e letersise se saj.
Dueli i heshtur eshte Dy persona kapter Rahmiu dhe Islami rrembejne nje anije ushtarake per te emigruar ne Itali. Ata luftojne me marinarin Skender Guri i cili perleshet me ata dhe arrin ta ktheje anijen perseri ne Shqiperi. Ne role Ndreke Luca Rikard Ljarja Bujar Kapexhiu Reshat Arbana Fitim Makashi Injac Saraci etj.
Pas koktejit me regjisorin ne oren 1700 20 minuta me pas do projektohet filmi Perralle nga e kaluara pershtatur po nga vete Anagnosti sipas komedise A. Z. Cajupit 14 vjec dhender. Variacion i kesaj komedie autori tregon historine e marteses se Gjinos 14-vjecar me Marigone 20-vjecare. Marigoja hakmerret me te gjithe ata qe sajuan kete martese te pazakonte dhe me ne fund fiton.
Ne role Elvira Diamanti Admir Sorra Robert Ndrenika Hajrie Rondo Xhevdet Feri Xhemil Tagani Mira Minga Mimika Luca Mehdi Malkaj Zef Mosi Baftjar Cenaj etj.
Ky film eshte fitues i cmimit Aleksander Moisiu ne vitin 1988 per skenarin. Nderuar me cmimin e dyte ne Festivalin e 8-te te Filmit Artistik Shqiptar 1990. Aktoret Hajrie Rondo dhe Elvira Diamanti u nderuan me cmimin e dyte dhe te trete. Fiton cmimin e dyte ne Festivalin Nderkombetar te filmave te Europes Lindore ne Bondy France 1990.