Krimineli per Nobel

Ne Beograd eshte ndermarre nje iniciative e shkrimtareve dhe akademikeve serbe per ta nominuar shkrimtarin serb Dobrica Qosiq per cmimin Nobel per letersi. Shkrimtaret shqiptare e shohin te pamundur Nobelin ne duar te Qosiqit
Derisa serbet e konsiderojne si shkrimtar te madh dhe baba te kombit shkrimtari serb Dobrica Qosiq te shqiptaret njihet si kriminel fashist dhe si nxites i lufterave te viteve nentedhjete ne ish Jugosllavi. Edhe pse eshte nje figure kontroverse shkrimtare dhe intelektuale serbe para pak ditesh kane filluar nje iniciative per kandidimin e tij per cmimin Nobel per letersi.
Mediat serbe kane raportuar se kete iniciative e kane perkrahur pothuajse te gjithe shkrimtaret intelektualet akademiket dhe politikanet serbe qofte te pozites qofte ata te opozites. Iniciuesit e ketij propozimi kane deklaruar se perkrahje per kete iniciative kane shfaqur edhe disa prej intelektualeve te njohur boterore si Noam Chomsky Edgar Moren pastaj shkrimtari Peter Handke. Po ashtu kane deklaruar se do te marrin perkrahjen edhe te shkrimtareve si Milan Kundera dhe Gunter Grass.
Por cili eshte reagimi i shkrimtareve te Kosoves ndaj kesaj iniciative
Shkrimtari Mehmet Kraja shprehet se Qosiq eshte shkrimtar mesatar dhe nacionalist prandaj sipas tij gjasat per ta fituar Nobelin jane te pakta.
Per mendimin tim kjo nuk do te duhej te ndodhte per dy arsye themelore e para Qosiqi eshte shkrimtar mesatar pra nuk eshte ndonje shkrimtar qe eshte dalluar me veprat e tij dhe e dyta Qosiqi eshte shkrimtar nacionalist madje ne raport me shqiptaret ka shperndare edhe ide fashiste keshtu qe nuk do te duhej te ndodhte nje marrezi e tille e Akademise Suedeze - theksoi Kraja.
Nderkaq Adem Demaci kryetar i Lidhjes se Shkrimtareve tha se Dobrica Qosiq ne mesin e shkrimtareve te Serbise do te ishte i fundit qe do te mund te kandidohej per nje gje te tille. Sipas tij kjo do te ishte nje fyerje.
Ka shkrimtare dhe filozofe te tjere me te mire. Dobrica Qosiqi eshte nje cetnik i madh nje njeri qe e ka marre ne qafe ate popull me frymezimin e tij serbomadh dhe eshte nje prej atyre pjesetareve qe ka marre pjese ne shpartallimin e ish Jugosllavise edhe te Serbise keshtu qe nuk eshte njeri i cili mund te pranohet nga keshilli i nderuar i Nobelit sepse ka vetem urrejtje vetem percarje vetem njeqind te zeza - tha Demaci.
Sipas tij mjafton vetem qendrimi i tij ndaj shqiptareve qe ai njeri te eliminohet nga propozimi. Mirepo Demaci tha se ne Serbi ende forcat cetnike dhe serbomedha jane te instaluara neper institucione neper gazeta neper vende te ndryshme atehere nuk eshte cudi qe e propozojne nje njeri te tille.
Une per veti mendoj se ai njeri nuk meriton te nderohet me nje cmim aq te larte.
Sigurisht prej atij kallaballekut del edhe dikush prej te jashtmeve qe e perkrahin por une jo vetem qe nuk e perkrahi por jam kunder cdo mundesie qe atij njeriu ti behet ndonje lloj nderimi sepse nuk e meriton - tha prerazi Demaci duke shtuar se sikur te ishte ne rregull Serbia ai nuk do te meritonte as ndonje nderim kombetar atje e lere me nderim nderkombetar.
Po ashtu edhe shkrimtari Ramiz Kelmendi shprehet kunder nje iniciative te tille. Ai madje thote se ndihet i neveritur skajshmerisht dhe nese do ti jepej atij nje cmim i tille atehere kjo sipas Kelmendit do te ishte per turp e marre te Zotit e te robit.
Ai gjithashtu te turpshem e konsideroi edhe rolin qe ka pasur Qosiq ne lufterat qe i zhvilloi Serbia ne vitet e nentedhjeta.
Per turp te turpit dhe per marre te Zotit e te robit - u shpreh shkurt e shqip Kelmendi.
Nderkaq se a duhet te reagojne institucionet e Kosoves ndaj nje propozimi te tille Demaci u shpreh se ne nuk kemi nevoje te perzihemi ne punet e te tjereve.
Skemi cka reagojme. Nuk kemi nevoje te reagojme per kesi lloj iniciativash neper dynja. Keshilli i Nobelit eshte nje keshill i perbere prej njerezve qe e dine cfare bejne.
Ne qofte se e fiton Qosiqi Nobelin nuk bahet kurrfare kiameti. E ka fituar edhe Ivo Andriqi e kane fituar edhe shume te tjere qe ndoshta nuk e kane merituar edhe me hiq keshtu qe nuk behet kurrfare kiameti - tha Demaci.
Edhe Kraja pohon se institucionet e Kosoves nuk kane nevoje te reagojne pasi qe sipas tij ky eshte me shume problem qe i takon Evropes.
Pse do te duhej te benin dicka Per secilin maskara qe mund te marre nje cmim nderkombetar madje edhe te rendesishem sic eshte Nobeli nuk do te duhej qe Kosova ti projektonte keto gjera si ceshtje te saj. Nese ta zeme nje shkrimtar i dobet ose mesatar e mbi te gjitha nje shkrimtar fashist merr cmimin Nobel ky nuk eshte problem i Kosoves por me shume i Evropes e cila do te duhej te mendonte per gjendjen e civilizimit te saj - tha Kraja. Nderkaq ne rast se Qosiq e fiton Nobelin Kraja tha se nuk do te ndihej keq.
Cfare pritni tju them se do te ndihesha keq. Jo aspak... Po mundohem tju them se tani duhet te mesohemi te jetojme pa e perqendruar vemendjen se cfare thone dhe cfare ben dikush ne Beograd. E kuptoni se ku e kam fjalen - u shpreh Kraja.
Marre nga Express