Holanda, spektakël e kualifikim

Gooool-anda! Me dy fitore: 3-0 kundër Italisë (kampione e botës), në ditën e parë dhe 4-1 kundër Francës (nënkampione), Holanda siguroi një vend në cerekfinalet e Euro 2008.
"Tulipanët" prodhuan një tjetër shfaqje spektakolare, një nga më të bukurat e turneut. Katër gola, njëri më i bukur se tjetri: Dirk Kajt (9'), Robin van Persi (59'), Arjen Roben (72') dhe Uesli Shnajder (93'). Franca nuk mund të prodhojë me shumë se një gol: Tieri Henri (71).
Holanda ka në dorë fatin e Italisë dhe Francës, por dhe Rumanisë në "grupin e vdekjes". Është ajo që vendos me fatin e tyre. Nëse humbet me Rumaninë, atëherë asnjë rezultat nuk vlen në Itali-Francë.