E Shtunë, 31 Tetor 2026

Duet i Mary J. Blige dhe Andrea Bocellit

Mary J. Blige do të bashkohet me yllin e operës Andrea Bocelli për të kënduar një duet gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve Grammy Awards, për të grumbulluar para, të cilat do të dhurohen për Haitin.

Evenimenti më i madh muzikor i vitit që mbahet më 31 janar, do ta ketë një segment të veçantë, i cili do t’i kushtohet Haitit, dhe në këtë fraksion do të këndojnë edhe Blige dhe Bocelli, ndërsa kënga e tyre do të mund të shkarkohet në iTunes.com/Target, kurse përfitimet do t’i dhurohen Kryqit të Kuq amerikan, i cili do t’ua dorëzojë atyre që po vuajnë pasojat e tërmetit të 12 janarit.

Në ceremoninë Grammy Awards 2010, që do të mbahet të dielën në Staples Center të Los Angelesit, do të performojnë edhe emra të tillë, si Lady Gaga, Beyonce, Taylor Swift etj.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›