E Diel, 1 Nëntor 2026

Çmimi për muzikë

Për pak ditë ai që i bie muzikës në Ministrinë e Kulturës së Kosovës, Valdon Beqiri, do të nënshkruajë një rregullore që lidhet me muzikë.

Është fjala për Çmimet Vjetore për Muzikë.

Ju reperë, muziktar të cilët mendoni të konkurroni për këtë çmim atëherë as mos shpresoni, sepse çmimi do të shkojë për muzikë që quhet më serioze.

“Rregullorja për Çmimet Vjetore për Muzikë pritet të nënshkruhet shumë shpejt nga Ministri Valton Beqiri, e cila, aktualisht, është në fazën përfundimtare të përpilimit të saj”, shpjegon Arbërore Riza, këshilltare e Ministrit Beqiri.

Rregullorja thuhet se po bëhet me qëllim të zhvillimit, avancimit, të publikimit dhe të promovimit të krijimtarisë artistike muzikore.

Menjëherë pas nënshkrimit të kësaj rregullore, Ministria e Kulturës pritet të shpallë konkurs publik Juria profesionale do t’i përcaktojë veprat për shpërblime.

Ministria e Kulturës ende nuk e di se kush do të jetë pjesë e jurisë.

“Konkursi do të shpallet për forma muzikore si: vepra vokale - instrumentale e skenike, veprat simfonike - koncertale, veprat kamertale, vepra të muzikës korale, si dhe Çmimi Kombëtar për Vepër Jetësore”, tha Riza.

Ndërsa nominimi i Çmimit Kombëtar për Vepër Jetësore do të bëhet përmes Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Filharmonia dhe Opera e Kosovës, Fakulteti i Arteve - Dega e Muzikës, Baleti i Kosovës si dhe nga Asociacionet e ndryshme të krijuesve nga fusha e muzikës.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›