Libri më i madh në botë

Një tregtar holandez i quajtur Yohannes Klencke ka bërë një atlas rreth dy metra të lartë, për të cilin nevojiten gjashtë veta për ta mbajtur, për monarkun e kthyer në një ofertë për të fituar simpatinë e tij në vitin 1660.
Tani do të jetë një prej atraksioneve në ekspozitën e Bibliotekës Britanike, të titulluar “Magnificent Maps: Power, Propaganda and Art”.
Peter Barber, i cili është përgjegjës për koleksionet e hartave, ka thënë për atlasin e Klencke-s: “Në një nivel është një ryshfet; në nivelin tjetër është një mendjemadhësi intelektuale që do të rrethonte të gjithë dijen e botës në një libër.”
Atlasi përmban 39 harta, përfshirë ato të kontinenteve të botës, Britanisë dhe vendeve të tjera të rëndësishme europiane.
Rreth 100 harta të murit janë zgjedhur, disa nga Biblioteka Britanike dhe të tjerat janë marrë hua, për të përfaqësuar atë se si janë përdorur gjatë historisë për të demonstruar vendin e pronarit në botë. Rreth tri të katërtat kurrë nuk janë ekspozuar për publikun më parë.
Barber ka thënë se ka shpresuar se ekspozita do të ndihmojë për të zgjeruar perceptimin e qëllimit të hartave. Ai ka thënë: “Njerëzit janë të fiksuar nga ideja se hartat janë diçka utilitare për të të ndihmuar të shkosh nga A në B.”
Por gjatë pjesës më të madhe të historisë, ato kanë qenë konservim artistik i elitës, krijuar nga artistët dhe gdhendësit më të mirë të kohës.
Tom Harper, kurator i ekspozitës, ka shtuar: “Ato vazhdimisht janë përdorur për të bërë argumente politike.”
Në mesin e atyre që do të ekspozohen është edhe një hartë portugeze e botës e vitit 1623, kur kjo perandori ishte në rënie.
Stema portugeze është përdorur gjerësisht – madje edhe në Siberi.
Harper ka komentuar: “Mund të shihet si zemërim kundër ikjes së dritës. Portugalia nuk ka qenë aq dominuese siç është paraqitur, prandaj kjo hartë është një formë e propagandës.”
Më e vjetra e ekspozuar do të jetë një fragment i një pllake guri rreth një metër i shkëputur nga një hartë e Romës e gdhendur, rreth 20 metra e lartë, e vitit 200 pas Krishtit, për të cilën Barber njëherë pat thënë se “ka zbukuruar ekuivalentin e pjesës së planifikuar të qytetit.”
Ekspozita ‘Magnificent Maps’ do të jetë e hapur prej 30 prillit deri më 19 shtator. BBC 4 gjithashtu është duke punuar në dy seri televizive mbi të njëjtën temë, të cilat do të shfaqen në qershor.
Telegraph.co.uk