Vetëm 6 punime të shitura në ankand

Shoqata e Artistëve të Kosovës të mërkurën hapi një ankand publik, ku me mbledhjen e të hollave nga shitja e punimeve të ndryshme si pikturë, vizatim, grafikë, fotografi, dizajn etj, të punuara nga disa prej artistëve të Kosovës.
Kështu i bashkëngjiten shumë institucioneve kulturore dhe institucione të tjera nga vendi ynë, të cilët shprehën gatishmërinë t’iu ndihmojnë familjeve në Shkodër dhe rrethinë pas përmbytjes.
Kjo shoqatë u ka dërguar ftesa si Ambasadave, Zyrave Diplomatike, bizneseve të vogla dhe të mëdha, por shumë pak kompani qenë prezentë në hapjen e ankandit, apo thënë më saktë, vetëm katër kompani gjetën kohën të ishin prezent në hapje.
Artistët i janë përgjigjur mjaft mirë këtij ankandi, ndërsa vetëm 6 punime u shitën në ditën e parë.
”Nuk jemi të kënaqur me arritjet sot, kemi pritur më shumë”, shprehet kryetari i shoqatës Xhevdet Pantina.
Derisa shumë prej kompanive e konfirmuar ardhjen, vetëm disa ishin prezent.
“E konfirmuan ardhjen 13 kompani, ndërsa vetëm 4 erdhën, nuk jemi ndarë të kënaqur sot por të shohim deri të premten”, tha Pantina.
Por disa prej tyre dërguan edhe arsyet e mosardhjes kjo na lenë të mbesim, duke shpresuar se ankandi do të jetë më shumë i vizituar ditët në vijim. Është konfirmuar nga artistët se edhe nëse nuk do të ketë shitje, aq sa pritet, atëherë shkodranëve do t’ju dërgohen piktura si simbolikë nga Shoqata e Artistëve të Kosovës.
Ky ankand do të jetë i hapur deri më datën 29 të këtij muaji, ndërsa pritet të mbyllet në sheshin 21.