E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lakrori: KZP te analizoje rezultatin

Ish-kandidati per postin e kryetarit te Partise Socialiste, Maqo Lakrori, pranoi dje rezultatin zyrtar per zgjedhjet ne seline roze dhe beri te ditur se ka kerkuar analizimin e rezultatit nga Komisionit Zgjedhor i Partise. Permes nje komunikimi me mediat, Lakrori theksoi qe parimi themelor i cdo procesi demokratik, eshte respektimi i vullnetit te shumices. "I kam kerkuar Komisionit Zgjedhor te PSSH, qe te analizoje hollesisht dhe me vemendjen e nevojshme gjithe periudhen zgjedhore 4-javore, perfshire edhe rezultatet per cdo qender votimi me qellim qe, bazuar ne te dhena konkrete, te korrigjohen mangesite e shfaqura gjate ketij procesi, e qe jane produkt i pasioneve kalimtare, interesave te castit dhe mungeses se imunitetit te duhur ndaj semundjeve elektorale, qe vuan ende shoqeria shqiptare ne pergjithesi",-tha Maqo Lakrori. Me tej, ai falenderoi socialistet qe votuan projektin e tij "Socialistet e bashkuar" dhe gjithashtu theksoi nevojen e mbeshtetjes nga radhet e votuesve, per te punuar brenda radheve te Partise Socialiste, me qellimin qe kjo platforme te njihet dhe te fitoje mbeshtetjen e shumices. "Kam bindjen se koha dhe vecanerisht ngjarjet politike qe po vijne, do te provojne cdo dite e me mire drejtesine e zgjedhjes se tyre dhe do te shtojne cdo dite e me shume radhet e atyre, qe punojne per projektin "Socialistet e bashkuar", u shpreh ish-kandidati socialist per postin e kreut te PS. Njekohesisht ai shprehu respektin e tij per te gjithe socialistet te cilet me vullnet te lire dhe dije te plote te permbajtjes dhe qellimeve te te dy projekteve, votuan me 26 shtator 2009 me nje shumice te qarte per projektin e rivalit te tij, Edi Rama. Lakrori uroi qe aspirata e cdo votuesi socialist per nxjerrjen e se vertetes mbi zgjedhjet e 28 qershorit 2009, per bashkimin e se majtes, per arritjen e zgjedhjeve te pergjithshme te parakohshme e per fitoren e tyre, per fitoren e zgjedhjeve vendore 2011 dhe sidomos perdorimin e pushtetit ne dobi te vendit, te behen realitet. Tashme, sipas tij, ky vullnet u shpreh me vote te fshehte, prandaj edhe ai, si cdo anetar i PS, do te respektoje vendimin e shumices. Sigurisht, nenvizoi rivali i Edi Rames ne zgjedhjet per kreun e PS, pa harruar per asnje cast se e drejta dhe e verteta verifikohen ne dinamiken e ngjarjeve dhe ne perpjekjen e pandalshme per progres dhe emancipim. "Ftoj te gjithe kundershtaret serioze, kur ka te tille, qe te fillojne e te analizojne dy projektet e lartpermendura, duke iu referuar ecurise se ngjarjeve politike qe do te vijne", drejtoi thirrjen Maqo Lakrori. Zgjedhjet per kryetarin e Partise Socialiste u zhvilluan me 26 shtator ne te gjithe Shqiperine.

REFLEKTIMI

"Ftoj per reflektim individe te caktuar brenda Partise Socialiste dhe jashte saj, te cilet per interesa te padrejta dhe shpesh edhe nga padija, bene gjithcka munden per ta cenuar kete proces", drejtoi thirrjen Maqo Lakrori, duke iu referuar deputeteve te levizjes "Per Mendimin Ndryshe" dhe ish-liderit historik te socialisteve, Fatos Nano.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›