Rama: Bojkot, deri ne hapjen e kutive
Pas konfirmimit si kryetari i Partise Socialiste, per kater vitet e ardhshme, Edi Rama, permes nje komunikimi me mediat, ka bere te ditur vendosmerine per hapjen e kutive te zgjedhjeve te 28 qershorit dhe planin e berjes se opozites, per kohen ne vijim. "Faleminderit atyre qe votuan per mua ose jo, por qe me voten e tyre i dhane kuptim te plote nje perpjekjeje te perbashket per te rinisur, ashtu si duhet, betejen e mbetur pergjysme ne 28 qershor", falenderoi Rama. Ai falenderoi gjithashtu dhe rivalin e tij per ate ballafaqim idesh te ndryshme, perpara anetaresise. Kreu socialist, theksoi se do te bashkepunoje me Lakrorin, per te integruar nje sere elementesh te dobishem te platformes se tij, ne projektin e ri te socialisteve ne procesin e reformimit te partise. "Puna per kete reforme, do te nise menjehere, duke perfshire te gjithe anetaresine socialiste ne nje diskutim te gjere, ku ftoj qysh sot edhe te gjithe ata jo anetare partie qe jane te interesuar, per te nxitur ndryshime ne fizionomine e ne programin e forces sone te madhe", beri te ditur Rama. Ai theksoi se votimi i se shtunes ishte shprehja e nje vullneti te plote te socialisteve e socialisteve te Shqiperise, jo vetem ne zgjedhjen e lidershipit te partise per kater vitet e ardhshme, por edhe ne mbeshtetjen e vijes se percaktuar qarte ne raport me maskaraden zgjedhore te 28 qershorit e me Parlamentin e dale prej saj. Duke vijuar me tej ai shprehu planin e tij per politiken qe do te ndjeke Partia Socialiste, duke thene se "nuk ka PS te ulur ne Kuvend, po vetem opozite te bashkuar, pertej te majtes e te djathtes, ne kembe ne te gjithe Shqiperine, ne qofte se te drejten taksative qe u jep forca e ligjit per hapjen e kutive te votimit, vazhdon t'ua mohoje arbitrarisht pushteti i politikes se vjeter te Sali Berishes, Ilir Metes dhe Fatos Nanos". Sipas tij, Partia Socialiste nuk gjunjezohet, sepse sot me shume se kurre ka me vete te drejten, ka me vete forcen e arsyes, ka me vete zemrat e mendjet e shumices se shqiptareve. Rama theksoi se do te qendrojne fort dhe do te flase me ze te forte per te gjithe shqiptaret e shqiptaret, sepse Partia Socialiste nuk eshte partia e kryetarit te radhes, po fuqia e qytetarit te kohes. Ai theksoi se do te kembengulin qe, beteja e tyre per voten e lire, per hapjen e kutive te se vertetes se 28 qershorit, per ndarjen njehere e mire nga tradita e shemtuar e zgjedhjeve te cenuara e te kontestuara, te mos ndahet asnje cast nga beteja e perditshme, per te mbrojtur liri e te drejta te kercenuara. "Ne do te mbrojme vendosmerisht vlerat dhe dinjitetin e Luftes Nacionalclirimtare, ashtu sikunder pa asnje lekundje do te mbrojme vleren dhe dinjitetin e historise tragjike te atyre qe barbarisht u goditen ne vepren a ne jeten e tyre nga regjimi komunist", deklaroi kryesocialisti. Rama theksoi se do te mbrojne pa asnje medyshje te drejten e te ardhurve ne periferite e Tiranes e te qyteteve te medha, per te jetuar ne strehen e ngritur pa leje me mund e sakrifica te medha. Me tej, ai tha se socialistet do te mbrojne te drejten e cdo sipermarresi vendas ose te huaj, per te investuar ne Shqiperi, por nuk do te lene rast pa treguar me gisht, mekatet e patolerueshme me pasurite e perbashketa te shqiptareve e me mjedisin e atdheut tone.
Gjoncaj: "Rama kryetar, 756 vota te pavlefshme"
Komisioni i Zgjedhjeve i Partise Socialiste shpalli dje zyrtarisht, fitues te gares per kreun e kesaj partie, Edi Rama. Rezultati u be i ditur gjate nje komunikimi me mediat te kryetarit te KZP, Genci Gjoncaj, i cili theksoi se ndarja e votave te vlefshme per kandidatet eshte: Edi Rama 51.511 vota, ose 93.3 % dhe Maqo Lakrori 3.714 vota, ose 6.7 %. "Anetare te PS, te regjistruar ne listen e zgjedhesve jane 82 304. Moren pjese ne votim 55 981 anetare ose 68 %. Vota te vlefshme 55.225 ose 98.6 %. Vota te pavlefshme 756 ose 1.4 %", deklaroi Gjoncaj. Sipas tij, krahasuar me zgjedhjet e vitit 2007, rezulton se numri i anetareve te Partise Socialiste eshte rritur me 4.440 anetare, si dhe pjesemarrja ne votim eshte rritur me 4.5 %.