"Ministria dhe Shtabi i Pergjithshem, do te behen nje"
Me ne fund do te zgjidhen problemet qe kane ekzistuar deri me tani mes Ministrise se Mbrojtjes dhe Shtabit te Pergjithshem te Ushtrise, duke i dhene fund perplasjes mes tyre per kompetencat. Shtabi i Pergjithshem i Forcave te Armatosura, pritet te shkrihet ne Ministrine e Mbrojtjes, ne kuader te reformimit te ushtrise si nje vend anetar i NATO-s. Kjo levizje u konfirmua dje nga ministri i ri i Mbrojtjes, Arben Imami, gjate fjales se tij ne konferencen e dyte per Integrimin e Forcave te Armatosura ne NATO. Sipas Imamit, shkrirja e Shtabit me Ministrine, do te sillte nje bashkerendim me te mire te punes per modernizimin e ushtrise sone. "Ne jemi duke studiuar perfitimet e integrimit te stafit te Ministrise se Mbrojtjes dhe te Shtabit te Pergjithshem ne nje organizem te vetem, me qellim qe te perqendrohet dhe te permiresohet procesi i planifikimit, bashkerendimi i programeve te modernizimit dhe shperndarja e burimeve", theksoi ministri Imami, gjate fjales se tij. Per Imamin, integrimi i plote i Shqiperise ne NATO, sjell nevojen e transformimit te te gjitha strukturave aktuale, mbi te cilat qendrojne Ministria e Mbrojtjes dhe shtabet e tjera te Forcave te Armatosura. Sipas ministrit te Mbrojtjes, ndertimi i struktures se re pritet te filloje funksionimin ne vitin 2010. "Objektivi yne eshte qe te rrisim frytshmerine e komandimit dhe drejtimit, te menjanojme shtabet dhe njesite e teperta, si dhe te pershtatim strukturat e disa njesive per t'i bete ato me efektive", sqaroi ministri Imami. Por keto detyrime qe i rrjedhin Shqiperise nga anetaresimi ne aleance, sipas Imamit kerkojne kohe dhe angazhim te vazhdueshem. "Une inkurajoj shtabet dhe ekspertet tane te shfrytezojme me mencuri kohen dhe te perfitojme sa me shume te jete e mundur nga pervojat dhe ekspertiza qe perfaqeson komanda e Aleances, per transformimin dhe komandat e tjera te NATO-s", deklaroi Imami, duke u shprehur se Shqiperia ka vullnetin e duhur per te realizuar keto objektiva. Ne lidhje me strukturen e ushtrise, synimi kryesor eshte qe Forcat e Armatosura te transformohen, duke nisur nga viti 2010, ne nje force te vogel, te afte dhe plotesisht profesioniste dhe te konsolidohen plotesisht brenda vitit 2015. Nderkohe qe me 2019 do te implementohet teresisht strategjia per njehsimi i FA me strukturat e NATO-s. Ne kete kuader, Imami theksoi se pergjate kesaj kohe duhet te nise transformimi edhe per strukturat mbeshtetese te FA-ve, ku si plan i pare me sa duket do te jete dhe krijimi i nje ushtrie profesioniste, duke i dhene fund sherbimit te detyruar ushtarak.
Koha
Pese vite do t'i duhen Forcave te Armatosura shqiptare, per t'u transformuar ne nje force te vogel eficente dhe te mirepergatitur per cdo misionin, ne kuadrin e misioneve te NATO-s. Po keshtu, brenda kesaj kohe do te riorganizohen edhe forcat mbeshtetese te ushtrise.
Pagesa
Transformimi i ushtrise sone ne nje force profesioniste te mireorganizuar, do te perfundoje ne momentin kur sherbimi ushtarak te jete nje profesion, me pagese per ushtruesit e tij dhe do te ndaloje se qeni nje pjesemarrje e detyruar.
Koha
Pese vite do t'i duhen Forcave te Armatosura shqiptare, per t'u transformuar ne nje force te vogel eficente dhe te mirepergatitur per cdo misionin, ne kuadrin e misioneve te NATO-s. Po keshtu, brenda kesaj kohe do te riorganizohen edhe forcat mbeshtetese te ushtrise.
Pagesa
Transformimi i ushtrise sone ne nje force profesioniste te mireorganizuar, do te perfundoje ne momentin kur sherbimi ushtarak te jete nje profesion, me pagese per ushtruesit e tij dhe do te ndaloje se qeni nje pjesemarrje e detyruar.