E Diel, 1 Nëntor 2026

Duhani në mëngjes, mund të jetë më i rrezikshëm

Rreziku i pirjes së duhanit për shëndetin është i njohur, përfshirë kancerin, emfizemën dhe sëmundjet e zemrës. Por studimet e reja tregojnë se kur pi duhan sapo zgjohesh në mëngjes, rreziku mund të jetë edhe më e i madh.

Duhani mbetet shkaku kryesor i vdekjeve të parandalueshme, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Kjo organizatë vlerëson se 6 milionë vetë vdesin çdo vit nga sëmundje që lidhen me duhanin, pjesa më e madhe në vende me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

Një studim i ri i hedh një vështrim duhanpirësve që ndezin cigare sapo zgjohen në mëngjes. Studiuesit e Universitetit Penn State thonë se këta persona janë më të prirur që të preken nga kanceri i mushkërive ose i gojës.

Zbulimet e studimit mbështeten në të dhëna nga afro 2 mijë të rritur që pijnë duhan. Mbi 30 për qind thanë se e kishin pirë cigaren e parë të ditën brenda pesë minutash nga zgjimi. Pothuajse po aq vetë thanë se kishin thithur cigaren e parë nga 6 deri në 30 minuta pasi u zgjuan.

“Disa vetë kanë shtruar pyetjen a duhet të pijnë duhan më vonë gjatë ditës, a do të ndihmonte një gjë e tillë. Përgjigjia është që nuk e dimë ende. Njerëzit nuk janë të vetëdijshëm as vetë sesa varësi kanë krijuar. Rekomandimi është që nëse pi duhan, mbaje mend sesa kohë pasi je zgjuar e ke pirë cigaren e parë. Kjo do të ishte një tregues i mirë i jo vetëm për nivelin e rrezikut nga kanceri i mushkërisë, por edhe i varësisë nga nikotina”.

Studiuesit e Universitetit Penn State thonë se hapi i ardhshëm është që t’u jepen duhanpirësve paisje që masin në mënyrë shkencore sesa thellë ata thithin duhanin gjatë ditës. Këto gjetje botohen në numrin e 29 marsit të revistës shkencore Kancer, Epidemiologji dhe Parandalim.
(e.m/VOA/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›