E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Të hapur për aleancë më AK. Kush nuk vjen me PS, është me Berishën!

TIRANË-Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka ritheksuar dhe sot se partia që ai drejton është e hapur për aleanca të reja, përfshirë dhe Aleancën Kuq e Zi.

Në takimin që kreu sot në mbrëmje me strukturat e Tiranës, në asamblenë e qarkut, Tiranë, Rama theksoi se “do presim Aleancën Kuq e Zi deri në fund. Kush nuk vjen me ne është me Berishën”.

Lidhur me koalicionin e ri, Rama vlerësoi se LSI nuk ka prishur asnjëherë marrëveshje.
“Në 2009 LSI nuk kishte asnjë detyrim ndaj nesh”.

Më tej kryetari i PS, theksoi se opozita do të bëjë fushatë derë më derë, me intensitet të lartë. 

Edhe para dy ditesh Kryesocialisti u shpreh i hapur për koalicion parazgjedhor me Aleancën Kuq e Zi dhe cdo forcë që ka si synim largimin e Berishës nga pushteti dhe rilindjen e Shqipërisë.

(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera Rexhep Qosja: Koalicioni PS-LSI, një e padëshiruar e nevojshme

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›