E Shtunë, 31 Tetor 2026

Studenti 16-vjeçar përmirëson një terapi kundër kancerit

OTTAWA- Një student 16-vjeçar nga Calgary, në perëndim të Kanadasë, mori sot një çmim për studimin përsa i përket një terapie duke përdorur nano-molekula ari që, të injektuara tek një i sëmurë me kancer, vrasin qelizat e sëmura, njoftoi laboratori francez, Sanofi, promotor i çmimit. 

Studenti me origjinë indiane, Arjun Nair, i cili studionte në Akademinë Webber në Calgary e çoi përpara këtë terapi nga fototermia duke treguar se një antibiotik (17-AAG) mund të mundësonte sfidimin e mbrojtjes së celulave kanceroze kundër nano-molekulave dhe e bënte trajtimin më efikas
(e.m/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›