E Shtunë, 31 Tetor 2026

Duhani vret si të pasurin, ashtu edhe të varfrin

Edinburg - Bëhet e ditur se përdorimi i duhanit hap rrugët e vdekjes jo vetëm për të varfërit por edhe për të pasurit. Sipas studiesve, harxhimet e parave për paketa nuk mund të krahasohen aspak me dëmet që ai shkakton.

Gjatë një studimi të bërë në Skoci, nga vitet 1972-1976 janë përzgjedhur plot 15 mijë persona të moshës 45-64 vjeç. Ata janë ndarë në grupe të ndryshme sociale dhe janë persona përdorues të duhanit, që e kanë përdorur dhe më pas e kanë lënë dhe që nuk e kanë përdorur asnjëherë.

Shkencëtarët, pas 28 vjetësh kanë studiuar raportin e vdekjeve të tyre. Sipas përfundimeve, rezulton që 65 përqind e atyre grave me të ardhura të mira ekonomike e që nuk përdorin duhan ende jetojnë kurse për meshkujt në të njëjta kushte kjo shifër rezulton të jetë 53 për qind. Për personat që jetonin në kushte të vështira ekonomike e që nuk përdornin duhan, tek gratë kjo shifër vihet re të jetë 56 për qind, kurse tek burrat 36 për qind.

Për të pasurit përdorues të duhanit, raporti tregon se 40 për qind e gravedhe 25 për qind e burrave jetojnë, kurse për shtresën e varfër, 35 për qind e grave dhe 18 për qind e burrave kanë mbetur në jetë.

Shkencëtarët shprehen se rreziku i përdorimit të duhanit ekziston si tek të pasurit, ashtu edhe tek të varfrit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›