E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA,përshëndet përparimin e Kosovës

Shtetet e Bashkuara përshëndetën dje përparimin e bërë drejt forcimit të demokracisë në Kosovë, e cila dje mbushi përvjetorin e parë si shtet i pavarur. Megjithatë, thanë zyrtarët, ata nuk po përpiqen të mbulojnë problemet në Kosovë, e cila ende nuk njihet nga shumë vende. Shtetet e Bashkuara ishin një forcë kryesore në arritjen e pavarësisë së Kosovës dhe zyrtarët amerikanë po i përshëndesin hapat e bëra nga ky vend i vogël ballkanik në vitin e tij të parë si entitet i veçantë duke pranuar njëkohësisht se ende ka probleme.Në një konferencë për shtyp në Uashington, zëvendës zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Gordon Duguid, i uroi kosovarët me rastin e një vjetorit të pavarësisë. Ai tha se Kosova ka ecur me shpejtësi për të forcuar demokracinë, duke përfshirë masat mbrojtëse për të drejtat e pakicave, siç përcaktohej në planin e të dërguarit të posaçëm të Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtissari. "Ekzistojnë probleme historike për të cilat ne të gjithë kemi qenë dëshmitarë, që shumë prej nesh i kuptojnë. Një shtet nuk ndërtohet për një periudhë të shkurtër kohe. Por nëse e ketheni kokën pas për të parë se ku ishim 10 vjet më parë, mendoj se nuk ka dyshim që Kosova është tani më e qendrueshme dhe është në rrugën e krijimit të demokracisë shumetnike. Megjithatë, probleme mbeten. Askush nuk mund t'i mbulojë dot problemet që ende ekzistojnë," tha zëdhënësi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›