E Shtunë, 31 Tetor 2026

Duhanin ose jetën

Nga Express më 05 qershor 2011 në ora 21:30

Revista “National Enquirer” shkruan se këngëtarja Whitney Houston do të gjendet në rrezik për jetën nëse vazhdon të mos heqë dorë nga duhani, pasi që ajo ka probleme serioze me mushkëritë.

Sëmundja e mushkërive është zbuluar herët, kështu që këngëtarja 47-vjeçare ka shanse të mëdha që të vazhdojë normalisht jetën, por me kusht nëse do t’i japë lamtumirën cigares.

“Vajza e saj, Bobi Kristina po përpiqet që të drejtojë të ëmën në rrugë të duhur dhe të heqë dorë nga pirja e duhanit, për të mos e çuar veten deri në varr”, ka thënë një burim i afërt me këngëtaren.

Whitney Houston kohë më parë i është nënshtruar tretmanit për shërim nga droga dhe alkooli, por në shërim shtëpiak, dhe tashmë kanë kaluar 30 ditë qëkur ka vendosur që të jetë “e pastër”, por duket se asaj tash i nevojitet një program tjetër.

“Kësaj radhe me të vërtetë dëshiron që “të mënjanojë” çdo gjë që ia ka shkatërruar jetën. Ajo ka angazhuar edhe trajnerin e jetës, i cili do ta drejtojë për të ndryshuar tërësisht jetën”, thotë burimi i afërt me këngëtaren.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›