E Diel, 1 Nëntor 2026

Duhej të ishte reklamë prestigji për Rusinë, por përfundon në tragjedi (FOTO)

Share

Duhej të ishte një reklamë për një projekt modern të transportit ajror civil në Rusi, por përfundon në tragjedi. Avioni Suchoi Superjet 100, është rrëzuar mbi Indonezi gjatë një fluturimi demonstrimi. Në faqet e një vullkani inaktiv janë parë mbetjet e avionit.

Mendohet se nuk ka asnjë të mbijetuar, bëri të ditur një zëdhënës i firmës. Në bord ishin 50 njerëz.

Një helikopter arriti të zbulojë vendin ku kishte rënë avioni, ndërkohë që forcat tokësore kanë mbërritur dhe kanë gjetur kufomat e para.

Avioni është përplasur në lartësinë 2200 metër, rreth 50 kilometra larg kryeqytetit Xhakarta.

Avioni Superjet 100 u zhduk të mërkurën nga radarët, 20 minuta pasi ishte ngritur në ajër.

Nuk dihet se përse avioni vendosi të fluturojë kaq ulët. Në bord kishte edhe gazetarë dhe përfaqësues të disa linjave ajrore.

Në Rusi askush nuk do ta besojë një tragjedi të tillë. ndodhi pikërisht në atë që duhej të ishte Dita e Triumfit.

Ndërkohë që në Kremlin parakalonin në një paradë mjetet moderne ushtarake, një avion që duhej të ishte simbol i zhvillimit, rrëzohet.

Rusia ka vendosur të shpenzojë 42.5 miliard euro për industrinë e prodhimit të avionëve, duke shpresuar të bëhet forca e tretë pas Airbus dhe Boeing. Ky avion duhej të ishte projekti me të cilin do krenohej. Rreth 1 mijë avionë do ndërtoheshin, 70 përqind e tyre do shiteshin jashtë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›