Presidenti i ri, Fatos Nano në zyrën e Berishës
Ish-kryeministri Fatos Nano, tashmë kandidat i vetëshpallur pë president, është takuar sot me kryeministrin Sali Berisha.
Takimi po zhvillohet në kryeministri ku kandidati i vetëshpallur për postin e kreut të shtetit Nano do ta njohë kryeministrin Berisha me ‘platformën’ e tij.
Ndërkohë takimi me Berishën përmbyll edhe bisedimet konsultuese të ish-kryeministrit Nano me krerët e partive parlamentare.
Vetëm një ditë më parë Kryeministri Sali Berisha deklaroi se do të prononcohet për zgjedhjen e Presidentit të ri vetëm pasi të kthehet nga Samiti i Çikagos.
Më herët Nano është takuar me kruen e LSI-së Ilir Meta, me kreun e PS-së Edi Rama, me kreun e PDIU-së Shpëtim Idrizi, me kreun e PBDNJ-it Vangjel Dule dhe së fundi edhe me kreun e Partisë Republikane Fatmir Mediu.